Edi Rama ndryshime të reja në qeveri. Ja cilët zëvendësministra emërohen

Publikuar tek: politike, më 12:22 02-03-2016 Edi Rama ndryshime të reja në qeveri. Ja cilët zëvendësministra emërohen

Edi Rama bën ndryshime të reja në qeveri. Pas shkarkimit të ministrit të Financave Shkëlqim Cani, Rama ka bërë sot disa ndryshime të reja. Ndryshimet janë në nivel zëvendësministrash.

Vendimi i Ramës:

Eralda Methasani do të emërohet zv.ministre e Integrimit

Kledi Xhaxhiu emërohet zv.ministër i Mjedisit

Redi Shtino emërohet zv.ministër i Arsimit

Eridian Salianji emërohet zv.ministër i Drejtësisë

Idlir Peçi emërohet zv.ministër i Mbrojtjes

Sot Rama ka shkarkuar vetëm zëvendëministrin Gentian Elezi.

“LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Newsbomb.al sjell  për ju emrat e zëvendësministrave aktualë. Ndërkohë që Peçi do të kalojë nga Ministria e Drejtësisë te ajo e Mbrojtjes.

Zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit është aktualisht Nora Malaj dhe Rauf Dimraj. Kurse zëvendësministër i Drejtësisë aktualisht është Arben Isaraj dhe Idlir Peçi.

Aktualisht zv.ministre e Integrimit është Erisa Xhixho. Znj.  Erisa Xhixho u lind në Tiranë më 17 Maj të vitit 1985.

Në vitin 2008, Znj. Xhixho u diplomua në degën Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Në 2009 ajo mori titullin Avokat dhe në vitin 2011 u diplomua ne master të nivelit të dyte "E drejte Kushtetuese e krahasuar dhe Evropiane" në Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 2012, Znj. Xhixho përfundoi studimet Pre Master në “University of Westminster”, Londër. Gjithashtu në vitin 2014 ajo është diplomuar  me studime master për politika ndërkombëtare publike  në “Queen Mary, University of London”. Znj. Xhixho ka marrë dhe titullin Doktor i Shkencave në Faklutetin e Drejtësisë.

Nga viti 2007-2011, Znj. Xhixho  ka qenë Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë. Gjatë periudhës 2005-2012  ajo ka qenë Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe prej vitit 2012 është Kryetare e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Prej vititi 2008 Znj. Erisa Xhixho është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në shtator të vitit 2014 Znj. Xhixho është emëruar Zv. Ministër i Integrimit Evropian.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe atë franceze.

Aktualisht zv.ministër i Integrimit është Gentian Elezi. Z.  Gentian Elezi u lind më 29 gusht 1981 në Elbasan.

Ai  ka kryer studimet e Doktoraturës (PhD) dhe të Masterit për Politikë Europiane në Universitetin e Sussex, në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2005 ai është diplomuar  në degën Shkenca Politike/ Ekonomi e Aplikuar, në Universitetin  e Milano-s, Itali.

Në vitet 2005-2008, ai ka punuar si ekspert i politikave tregtare dhe integrimit ekonomik pranë ACIT, projekt i USAID në Shqipëri. Prej vitit 2008, ai është pedagog i lëndëve mbi Institucionet dhe Politikat e Bashkimit Europian. Në karrierën e tij profesionale dhe akademike, ai ka kryer një sere hulumtimesh dhe publikimesh mbi integrimin në BE, politikat publike dhe zhvillimin ekonomik.

Nga 2010 deri në 2013, Z. Elezi ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare.

Në tetor të vitit 2013 Z. Elezi është emëruar Zëvendës Ministër i Integrimit Europian.

Aktualisht zv.ministër i Mbrojtjes është Petro Koçi. Z. Petro Koçi prej 30 dhjetorit 2014 është zëvendësministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë.

Z. Petro Koçi ka lindur në Vlorë, më datë 15 shkurt 1961. Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Angleze. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për tre legjislatura, në vitet 1997 - 2009. Z. Koçi ka mbajtur gjithashtu edhe postin e ministrit të Rendit Publik.

 

Aktualisht zëvendësministre e Mjedisit është Olijana Ifti. Znj. Olijana Ifti ka  lindur në qytetin e Kuçovës , më 17 nëntor të vitit 1981. Ajo është e martuar dhe ka një djalë.

Në vitet 2000 – 2005 ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në degën Kimi e Përgjithshme, me titullin Ing. Kimist. Ndërkohë, në vitet 2007 – 2008 ka ndjekur studimet pasuniversitare master për Punë Sociale, me temë ‘Emigracioni, ndikimi i këtij fenomeni në zhvillimin ekonomik të vendit’

Znj. Ifti ka kryer një numër të lartë kualifikimesh në vende të ndryshme të botës, ku përmendim atë në vitin 2006, një trajnim 6 – mujor me temë ‘Menaxhimi i Përgjithshëm Institucional. Në vijim, në mars dhe korrik të vitit 2007, ajo ka ndjekur një tur studimor mbi ‘Ofrimin e Shërbimeve të Fëmijëve në nevojë’ pranë Institutit të Kërkimeve për Përkujdesin e Fëmijëve në nevojë, në Firence të Italisë si dhe ka qenë e pranishme në një trajnim mbi formimin profesional, zhvilluar në Tiajngin, Kinë.                                     

Në prill 2008 ka zhvilluar një tjetër tur studimesh e praktike për Shërbimet Sociale në Stocholm të Suedisë si dhe ka marrë pjesë në dy seminare mbi Politikat e Përkujdesit dhe Shëndetit Publik në Janinë dhe ai për Politikat Sociale dhe Migracioni i Punës në “The John Paul II  Catholic University of Lublin”, Skiathos, Greqi.

Duke vijuar, më tej në vitin 2008 ka fituar bursë studimi me temë: “Legjislacioni Ndërkombëtar Migrator”, Instituti i së Drejtës Humane, Sanremo, Itali si edhe ne Hall dhe Londër ne Angli.   Në dhjetor të vitit 2012, ka kryer një trajnim 3 – javor në Ankara të Turqisë me temë: ‘Auditimi i Performancës’, Gjykata Turke e Llogarive, ndërkohë që, në mars të këtij viti, ka kryer një tjetër trajnim me temë: ‘Auditim i Performancës’, organizuar nga shoqëria SIGMA, Holandë.

{gallery}zvministrat{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ata që po bëjnë statutin, po i qepin kostum Edi Ramës…a ka ftohtë, a ka ngrohtë, a i bëjnë kopsat, ç’ngjyrë është’’, shpërthen Blushi
Genc Pollo për RTSH-në: Rama do të ndryshojë ligjin për mikun e tij »
Article Logic
Execution time: 0.029556035995483
array(1) { ["section"]=> string(77) "edi-rama-ndryshime-te-reja-ne-qeveri-ja-cilet-zevendesministra-emerohen-34007" }