Edi Rama në fshatin Peshtan, mysafir në shtëpinë e Mero Bazes

Publikuar tek: barometri, më 08:00 24-05-2018 Edi Rama në fshatin Peshtan, mysafir në shtëpinë e Mero Bazes

Gjatë turit të Llogaridhënies në Gjirokastër, vizitës në Tepelenë e Përmet, kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra kanë vendosur të ndalojnë në fshatin Peshtan.

Turin në këtë fshat piktoresk ia ka bërë analisti i njour Mero Baze, i cili i ka patur mysafirë në shtëpinë e tij të rikonstruktuar në fshatin e lindjes.

Rama shoqërohej nga Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi dhe Artan Shkreli.

Përpara se të pushonin në ballkonin e shtëpisë së Mero Bazes, ata janë ndaluar për disa çaste në shtëpinë mikpritëse të Mirela Mukës, e cila ka ekspozuar në oborr një sërë relikesh nga beteja e luftës italo-greke që është zhvilluar në këtë fshat.

Baze i ka gostitur me qershi, arra, byrek e djathë shoqëruar me raki, ushqime mesa duket bio nga fshati i përfshirë në listën e 100 fshatrave që do përfitojnë nga fondi për agroturizmin. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049418926239014
array(1) { ["section"]=> string(67) "edi-rama-ne-fshatin-peshtan-mysafir-ne-shtepine-e-mero-bazes-121881" }