Edi Rama në stres për pritjen e sekretarit John Kerry? Shihni ç’peripeci ka kaluar fotografja e tij Blerta Kambo (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 13:18 15-02-2016

Edi Rama në stres për pritjen e sekretarit John Kerry? Por s’keni parë akoma ç’peripeci kalon fotografja e tij Blerta Kambo.

Momente të mundimshme për fotografen e Ramës, Blerta Kambo e cila duhet të ecë me ritmin e shpejtë të kryeministrit dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, të bëjë zig-zage dhe mbi të gjitha të dijë të ecë mbrapsht…Ky është momenti filmuar nga Ora News, kur Kerry del nga Kryeministria bashkë me Ramën dhe në bulevardin ''Dëshmorët e Kombit'' takojnë qytetarët.

Dhe përveç shpejtësisë me të cilët ecnin dy liderët, pengesë e madhe për fotografen duket se ishin edhe bodigardët e Kerryt dhe profesionistët e shumtë që kishin ardhur nga jashtë.

Bashkë me të dhe shumë fotografë të tjerë. Megjithatë ia ka arritur qëllimit që të realizojë foto të mira të kryeministrit me Kerryn, të cilat u shpërndanë më vonë nga stafi i kryeministrit dhe u përdorën nga media.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030840873718262
array(1) { ["section"]=> string(123) "edi-rama-ne-stres-per-pritjen-e-sekretarit-john-kerry-shihni-c-peripeci-ka-kaluar-fotografja-e-tij-blerta-kambo-video-32620" }