Edi Rama në Universitet në Vlorë, flet për rrugën evropiane të Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 10:03 17-04-2015 Edi Rama në Universitet në Vlorë, flet për rrugën evropiane të Shqipërisë Edi Rama ne Vlore ne Universitetin Ismail Qemali

Edi Rama në orën 10 të paradites së sotme, ka qenë prezent në Universitetin Ismail Qemali të këtij qyteti, ku ka folur përpara auditorit me studentë mbi rrugën evropiane të Shqipërisë.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian është rruga e vetme e Shqipërisë, duke sqaruar edhe njëherë tezat e thëna deri tani, apo për të dhënë një sqarim lidhur me atë që është përfolur gjatë ditëve të fundit për bashkimin me Kosovën.

Më vonë Edi Rama do të ketë një vizitë në gjimnazin Ali Demi. Eshtë gjimnazi që kryeministri Rama, si deputet i Vlorës, mori në patronazh në datën 7 mars, në festën e mësuesit. Kryeministri mori në patronazh dy shkolla, një në Shkodër dhe një në Vlorë. E ndërsa në Shkodër ka kryer një vizitë, në shkollën e Vlorës, kjo është vizita e parë që do të kryejë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas refuzimit nga Kuvendi, Nishani shpall procedurat për 2 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Partia Demokratike kandidon Gentian Muhametin në Këlcyrë dhe Qamil Bojën në Cërrik »
Article Logic
Execution time: 0.017045974731445
array(1) { ["section"]=> string(77) "edi-rama-ne-universitet-ne-vlore-flet-per-rrugen-evropiane-te-shqiperise-8979" }