Edi Rama nuk duron më: Ofendon me epitete kundërshtuesit e Stadiumit Kombëtar

Publikuar tek: politike, më 07:48 27-04-2016 Edi Rama nuk duron më: Ofendon me epitete kundërshtuesit e Stadiumit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama duket “të jetë ngopur” me të gjithë kundërshtuesit e projektit të Stadiumit kombëtar, të prezantuar javën e kaluar, duke iu thënë se “vërtet s’kemi parë gjë akoma” pasi sipas tij, transformimi do jetë spektakolar.

Rama i quan “qorra që s'duan të hapin sytë” por hapin gojën për të baltosur çdo projekt, dhe së fundmi shtëpinë e re të Kombëtares.

Statusi i plotë:

Për qorrat që s'duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, punë dhe tani i janë turrur shtëpisë së re të Kombëtares, s'ka asnjë ilaç! Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e "Qemal Stafës" (e vetmja gjë me vlerë në atë gërmadhë), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve

Dhe vërtet s'kemi parë gjë akoma, sepse gjatë zhvillimit të projektit nga ideja në realitet, transformimi do të jetë spektakolar. Pa asnjë dyshim Arena Kombëtare do të jetë një nga stadiumet më të bukur të Europës.

13076770_10153667745506523_5646984837331786680_n.jpg

13087843_10153667745616523_9118351900083935966_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet pasuria e ministrave, bashkëshortet me paga pesëfish më të larta
Ngjela - Berishës: Burgu për burra është »
Article Logic
Execution time: 0.02115797996521
array(1) { ["section"]=> string(82) "edi-rama-nuk-duron-me-ofendon-me-epitete-kundershtuesit-e-stadiumit-kombetar-38801" }