Edi Rama nuk i mban dot emocionet, ngrihet në këmbë dhe feston për golin e Italisë (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:35 14-06-2016

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje i pranishëm në “Tirana Fan Zone” që është ngritur në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet, ku ka ndjekur së bashku me miq të tij, ndeshjen e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Belgjikës.

Rama ka pranuar më parë se në mungesë të Shqipërisë, ai është tifoz i Italisë në kompeticionet sportive dhe këtë e ka demonstuar më së miri mbrëmjen e djeshme kur ka festuar golin e “azzurr”-ve.

Në tavolinë së bashku me Ramën ndodheshin kryebashkiaku Erion Veliaj, këngëtari Pirro Çako dhe drejtori në Bashkinë e Tiranë, Blendi Gonxhe me të cilin është përshëndetur pas golit. Pranë tij, kryeministri mbante një top basketbolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030526161193848
array(1) { ["section"]=> string(93) "edi-rama-nuk-i-mban-dot-emocionet-ngrihet-ne-kembe-dhe-feston-per-golin-e-italise-video-43504" }