Edi Rama për fyerjen e deputetes së PD: I thashë motër, jo moster. Prenga dhe Doshi s’kanë analogji me Mziun e Kserën

Publikuar tek: politike, më 21:26 29-02-2016 Edi Rama për fyerjen e deputetes së PD: I thashë motër, jo moster. Prenga dhe Doshi s’kanë analogji me Mziun e Kserën Edi Rama ne emisionin \"Shif Programin\" te Enkel Demit ne TVSH

Edi Rama duke folur për çështjen e dekriminalizimit të Kuvendit dhe ligjin që kalon në parlament, tha se deputetët dhe zyrtarët e PD dhe ata të PS nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin. 

“Ata kanë një person të dënuar si hajdut dhe e kanë kthyer si hero dhe të persekutuar politik. Ata kanë një person tjetër që e kanë pasur të arrestuar. Ndërkohë as Armando dhe as Tom Doshi në momentin kur janë përjashtuar nuk kanë pasur shpalljen fajtor nga gjykata. Në rast se u bashkëngjitëm procesit dhe morëm pjesë në të duke e cuar edhe në administratën publike, këtë e bëjmë për domosdoshmëri. Këtë e kemi bërë fakt. Ata e bëjnë si luftë politike. Kur vjen për ta hajdutët janë heronj dhe kusarët të dënuar politikë” tha Rama në emisionin “Shih Programin” të Enkel Demit.

Duke folur për analogjinë mes djegies së gomave dhe bllokimit të rrugëve nga ana e PS disa vite më parë dhe vezëve të PD në Kuvend të enjten e kaluar, Rama nuk gjen ngjashmëri për shkak të kauzës.

“Djegia e gomave përsëri është një gjë simbolike. Dhe të mos harrojmë se për cfarë flasim. Të mos harrojmë shtysën: për zgjedhjet. Kauza. Cila ishte kauza në këtë histori. Ajo që po e çon PD poshtë e më poshtë…Unë kam merak tjetër…jetojmë në një mjedis politik pa qenë të sfiduar nga kundërshtari. Totalitarist? Me kanë akuzuar edhe më keq se kaq.

Mostër dhe motër ngatërrohet?

“U ngatërruan. Motra i thashë. Kjo ishte ajo që i thashë. Si mund të them mostra. Ajo nuk e dëgjoi fare. E dëgjuan përkthyesit që e kthejnë nga kështu, në kështu, për të filluar luftën” tha Rama lidhur me akuzën që I është bërë për fyerjen e deputetes së PD.

Sa për koalicionin thotë se me Ilir Metën takohet si partner. “Me Ilir Metën takohemi si dy partner dhe bashkëkryetarë të një koalicioni. Ne bashkëkryetarë të koalicionit jemi. Ne diskutojmë temat e qeverisjes që kanë të bëjnë me reformat dhe zbatimin e tyre. Ne flasim edhe për ndonjë ngjarje të vecantë sportive apo kulturore, por takohemi për punë, dy herë në javë” tha Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bizneset pas takimit në Bashki: Veliaj u tërhoq, taksa e tavolinës do bëhet zero
Ministri Manjani shpjegon se "kujt i dha të drejtë Komisoini i Venecias" »
Article Logic
Execution time: 0.013983964920044
array(1) { ["section"]=> string(120) "edi-rama-per-fyerjen-e-deputetes-se-pd-i-thashe-moter-jo-moster-prenga-dhe-doshi-s-kane-analogji-me-mziun-e-kseren-33862" }