Edi Rama plas “bombën” në Beograd, ja kopertina e librit “Kurban”. Kryeministri flet për newsbomb.al

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:21 13-10-2016 Edi Rama plas “bombën” në Beograd, ja kopertina e librit “Kurban”. Kryeministri flet për newsbomb.al

Libri i kryeministrit Edi Rama, “Kurban” është publikuar në gjuhën serbe me një kopertinë të veçantë, shumë ndryshe nga ajo me dele, thika e mprehur dhe pikat e gjakut të spërkatura në sfondin e bardhë. “Flijimi”, thotë Edi Rama për Newsbomb.al, pavarësisht se serbët e kanë përkthyer ndryshe në anglisht. Një granatë dore, e kuqe, ku në siguresën e saj qëndron koka e një njeriu, shtrirë mbi një komodinë. “Kopertina është një skulpturë e një mikut tim serb nga koha e vjetër, quhet Mrdjan Bajic, një nga artistët më të njohur serbë në Europë'', tregon Edi Rama ekskluzivisht për Newsbomb.al

“Kurbani” i Beogradit, nëse nuk do të binte në sy emri i Edi Ramës, që zë një pjesë të madhe të kopertinës, do ishte vështirë të dallohej që bëhet fjalë për të njëjtin libër. Ai është publikuar nga shtëpia botuese “Samizdt” dhe agjencia e lajmeve “B92”.

“Pas jetës së tij politike, nga ministër i Kulturës, kryetar Bashkie e më pas kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, thellësisht i zhgënjyer, vendosi të bëjë një reflektim të me themel për situatën politike dhe prespektivën e Shqipërisë. ''Edhe pse Rama merret me kontradiktat e brendshme, shpesh shumë specifike për kontekstin shqiptar, unë besoj se lexuesit e edicionit serb të librit do të gjejnë në përvojat e tij dhe reflektime që përputhen shumë me situatën në Serbi, në rajon në tërësi, do të thotë se për lexuesit libri do të jetë mjaft interesant. Edhe më shumë duke qenë se Rama është një mendimtar i shquar dhe një stilist i plotësuar”, thuhet në prezantimin e librit në gjuhën serbe. /Newsbomb.al/

edi1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04110312461853
array(1) { ["section"]=> string(100) "edi-rama-plas-bomben-ne-beograd-ja-kopertina-e-librit-kurban-kryeministri-flet-per-newsbomb-al-55984" }