Edi Rama postim para nisjes së kongresit: Jam krenar për Partinë Socialiste

Publikuar tek: politike, më 09:25 19-03-2016 Edi Rama postim para nisjes së kongresit:  Jam krenar për Partinë Socialiste

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në twitter  është shprehur se është krenar për partinë socialiste.

 

“Kongresi  do të fillojë që në orën 10:00” shkruan ai.

Kongresit i Partisë Socialiste që do zhvillohet sot do të hapet nga fjala e kryetarit të partisë, Edi Rama, për t’u ndjekur nga fjala e Gramoz Ruçit për anëtarësimet e reja. 

Diskutimet do të vijojnë me raportin e Komisionit të Garancive Statutore dhe ndryshimeve për përmirësimin e statutit. Në pikën e fundit, parashikohet zgjedhja e organeve drejtuese qëndore të Partisë Socialiste. Ndërkohë, mësohet se i pranishëm në Kongres do të jetë edhe ish-kryetari Fatos Nano.

Ndër të ftuarit specialë do të jenë: Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-kryeministri italain Massimo D’Alema, Martin Schultz, Gianni Pitella. Ndërsa nga shqiptarët, Rama ka menduar të ftojë ish-kryetarin Fatos Nano dhe dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati në Athinë për ligjin e luftës, minoritetet, refugjatët…
Nis hyrja e delegatëve në Pallatin e Kongreseve, gati për nisjen e punimeve të kongresit të socialistëve. Flet Ervin Bushati »
Article Logic
Execution time: 0.21758413314819
array(1) { ["section"]=> string(80) "edi-rama-postim-para-nisjes-se-kongresit-jam-krenar-per-partine-socialiste-35485" }