Edi Rama pranon se qeverisjen e ka në një ‘’pikë kyçe’’: Ku jemi sot? S’themi dot se gjithçka është ‘’Rozë’’

Publikuar tek: politike, më 13:02 07-11-2015 Edi Rama pranon se qeverisjen e ka në një ‘’pikë kyçe’’: Ku jemi sot? S’themi dot se gjithçka është ‘’Rozë’’

Edi Rama ka pranuar sot se qeverisja e tij ndodhet në një ‘’pikë kyçe’’. Kryeministri ka shpjeguar se në këto 2 vite ka bërë reformat, por tani i duhet më shumë pjesëmarrje në PS, që të ‘’pastrojë më shumë Shqipërinë’’

“Sigurisht që na duhet të bëjmë shumë për ta bërë ‘’shtëpinë’’ sa më komode, ta mobilojmë, me kushte dinjtoze për të jetuar. Por këto nuk bëhen as me fjalë të shprehura thjeshtë. Është si një operacion që po bëhet pastrimi i metastazave. Nuk mund t’I kërkojmë trupës që bën operacion, pse ky këtu nuk po vrapon? Sepse nuk është e mundur”

Fjala e Ramës:

“Duke kthyer çdo strukturë në një media më vete për komunikimin. Anketimi i bërë prej nesh në javët e fundit na ka nxitur jashtëzakonisht dhe na ka frymëzuar këtë fazë ta çelim për publikun pasi kemi vërejtur përmes anketimit se janë shumë më tepër, njerëzit që duan dhe që janë të gatshëm të bëhen me Partinë Socialiste, në rast se u krijohet mjedisi i përshtatshëm për t’u përfshirë.

Për të pastruar më tej Shqipërinë në të gjitha aspektet. Sot jemi në një moment kyç të qeverisjes sonë, por edhe në një moment kyç se ne kemi patur kurajon të ndërmarrim disa reforma që të tjerë para nesh asnjëherë nuk e gjetën këtë kurajo. Reformat janë në proces, të sfilitur e gjynjëzuar nga një kancer i përhapur në çdo pjesë të tij.

Nëse do ishim këtu dy vjet më parë, do thoshim të bëhemi bashkë, ej dhe ti, eja dhe ti, të pastrojmë Shqipërinë, sot pas 2 vjetësh ne duam të bëhemi më shumë, të rrisim kapacitetet për të pastruar Shqipërinë.

2 vjet më parë ishim në një fushatë elektrorale ku kryefjala e shqetësimit të njerëzve ishte krimi, krimi, vini rendin, na mbroni nga kriminelët, na jepni mundësinë për një polici që na është pranë dhe nuk duam asgjë tjetër. Jo se nuk donin asgjë tjetër.

Në një situatë të krimit që sot edhe shumëkush mund ta ketë harruar. Ne kemi të drejtë të themi se e rilindëm policinë e shtetit. Gjatë këtij viti kemi 50% më pak vrasje me çdo vit të krahasuar të Tranzicionit. Por ama kemi ende punë.

Le të marrim ekonominë. Unë nuk jam te ata që besojnë se qeveria mund të bëjë mrekullira vetëm dhe e vetme. Hyj te ata që jetojnë ngushtësisht te ata që besojnë se çdo ditë duhet bërë diçka, edhe më shumë, çdo përpjekje ia vlen dhe gjithmonë do ketë diçka më shumë për të bërë.

2 vjet më parë ne morëm një ekonomi që ishte në buzë të humnerës dhe në kolaps energjetik. Borxh i patreguar 720 miliardë dollarë.

Ku jemi sot? Nuk jemi sot në kushtet që të themi se gjithçka është ‘’Rozë’’, ndoshta s’do ishim asnjëherë se njerëzit nuk do kishin motiv të shkonin në votime.

Sigurisht që ka ende shumë për të bërë: në bujqësi. Po ku ishim dhe ku jemi? Kushdo në fshat ishte braktisur.

Ne e kemi kthyer timonin, drejtimin. Kemi filluar të pastrojmë metasazat edhe të këtij organi jetik të ekonomisë sonë, bujqësia.

Asnjë vend nuk është ndërtuar duke gënjyer vetveten, siç e ka gënjyer vetveten ky vend. Siç e kanë gënjyer për shumë vite ata që drejtuan. Humbëm 20 e ca kusur vjet, sikur këto gjëra që bëmë në 2 vjet të ishin bërë,mendoni ku do ishim sot…

Nuk fitohet ajo luftë se ndërrohen disa me disa, ajo është luftë duke ndryshuar sistemin, që ia bën të pamundur njeriut të ngrihet mbi sistemin.

Mbase disa gjëra nuk I shohim qartë si ju. Ju ftojmë që të finalizojmë disa gjëra deri në Kongresin e ardhshëm. Objektivi është të kemi 150 mijë pjestarë në familjen tonë. Nuk është çështje numri, por përmbajtje. Arsyeja kryesore nuk është debati unë kam punë, pse ai në punë, pse jo unë në punë. Këtu është një Shqipëri e tërë që ka probleme me punësimin, por shkon edhe në punë. Kjo Shqipëri siç është dominante në territor, duhet të jetë edhe këtu në PS"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtoria e Doganave, ja zyrtarët demokratë që ruajnë pozicione drejtuese në qeverisjen e majtë
Erion Braçe akuzon “qeverinë”: I ka dhënë “bythlëpirësit” plot 69 milionë lekë të pamerituara »
Article Logic
Execution time: 0.015368938446045
array(1) { ["section"]=> string(104) "edi-rama-pranon-se-qeverisjen-e-ka-ne-nje-pike-kyce-ku-jemi-sot-s-themi-dot-se-gjithcka-eshte-roze-24885" }