Edi Rama qetëson Majlinda Ketën, i emëron vëllanë zv.ministër. A po kërkon kryeministri t’i presë mbështetjen Ben Blushit?

Publikuar tek: politike, më 14:53 10-02-2016 Edi Rama qetëson Majlinda Ketën, i emëron vëllanë zv.ministër. A po kërkon kryeministri t’i presë mbështetjen Ben Blushit? Edi Rama, Majlinda Keta dhe Ben Blushi

Ben Blushi, publikisht ka mbetur thuajse i vetëm në luftën e tij përballë Edi Ramës. Edhe pse po lufton për të patur zgjedhje të lira brenda PS-së dhe të konkurojë përballë kryeministrit për kreun e partisë.

Pas mbështetjes që mori nga dy figura publike të PS-së, njëra deputete Mimoza Hafizi dhe tjetra themeluese e PS-së, Majlinda Keta duket se gjithçka është përmbysur.

Dje Blushi e shpalli publikisht se një deputete ishte kërcënuar me largim nga puna të vajzës së saj nëse e mbështeste ende deputetin, ndërsa sot vjen zhvillimi interesant: emërimi i Bahri Shaqirit, ish-kreut të SHISH-it si zëvendësministër i Transporteve.

Po kush është Bahri Shaqiri? Ish-kreu i SHISH-it është vëllai i Majlinda Ketës, themeluese e PS-së që së fundi ka dalë në mbështetje të plotë të Ben Blushit, duke e akuzaur keq Ramën.

“Korruptimi i kësaj norme statutore nga ana e lidershipit politik me në krye Ramën si edhe nga strukturat që përgjigjen për zbatimin e statutit dhe ligjërimin e mandateve në parti është në vazhdë të procesit të fuqizimit të autoritarizmit të kryetarit, që nuk pyet për asnjë normë statutore po aq sa edhe i “kapjes” së Kryesisë, Asamblesë Socialiste të pas 2007. Uroj që mes socialistëve të gjendet 1 i vetëm që ta çojë këtë çështje në Gjykatë dhe do të shohim se me çfarë shpejtësie vendi i kryetarit të partisë do shpallet vakant dhe hapet gara për konkurim ashtu siç e ka të shkruar Statuti i PS.’’, ka thënë Keta publikisht tre ditë më parë.

A është kjo tentativë e Ramës për t’i mbyllur gojën Ketës, duke i bërë këtë favor, emërimin e vëllait të saj si zëvendësministër? Kjo nuk është vërtetuar ende, por lidhjet janë të qarta dhe emërimi tani i Shaqirit nuk duket fare rastësi kur bën lidhjen me dinamikat brenda Partisë Socialiste. Në mos favor, një ‘’gur’’ presioni në çdo rast kundër Majlindës./ Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënoi Ndocajn, Prefekti i Lezhës Altin Jaku largohet nga detyra. Ja emërimi në vend të tij
Fuga i përgjigjet Ramës: Çojeni artistin të pastrojë haletë e qytetit »
Article Logic
Execution time: 0.0042610168457031
array(1) { ["section"]=> string(125) "edi-rama-qeteson-majlinda-keten-i-emeron-vellane-zv-minister-a-po-kerkon-kryeministri-t-i-prese-mbeshtetjen-ben-blushit-32230" }