Edi Rama refuzon takimet me zyrtarët e BDI dhe PDSH

Publikuar tek: politike, më 17:33 13-02-2016 Edi Rama refuzon takimet me zyrtarët e BDI dhe PDSH

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama refuzon të takohet me zyrtarët shqiptarë të Maqedonisë, kështu shkruan agjencia shqiptare e lajmeve “INA”.

Burime nga Tirana kanë thënë për “INA”, se deputetë socialistë të Shqipërisë, që konsiderohen miq nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti kanë lobuar për një takim me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit si zakonisht ka injoruar me arsyetimin e agjendës së ngjeshur dhe prioriteteve të tjera.

Mexhiti ka qenë sot i pranishëm në Tiranë ku është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Metën.

Sipas “INA”, Rama po injoron një pjesë të spektrit politik shqiptar të Maqedonisë, pasi ka vlerësuar se ato nuk bëjnë politika për interesa të shqiptarëve, por janë pjesë e skenarëve të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja mes Blushit dhe Ballës në Elbasan në prani të socialistëve: Po e mbushni partinë me kriminelë (Video)
Takimi Basha-Kerry, zbulohen emrat e deputetëve që do shoqërojnë kreun e PD »
Article Logic
Execution time: 0.017554998397827
array(1) { ["section"]=> string(57) "edi-rama-refuzon-takimet-me-zyrtaret-e-bdi-dhe-pdsh-32489" }