Edi Rama: Shtëpinë e kam prej gruas, kollarja kushton 25 dollarë

Publikuar tek: politike, më 23:00 12-01-2016 Edi Rama: Shtëpinë e kam prej gruas, kollarja kushton 25 dollarë

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë shtëpinë e tij në Surrel të Tiranës, mjaft e diskutuar në media dhe deputetë të opozitës.

Rama ka theksuar se shtëpinë e tij të re e ka fal bashkëshortes, Lindës, ndërsa e ka përshkruar banesën e tij si shumë të thjeshtë dhe jo luksoze.

“Kur isha në opozitë më thonin se ka 200 shtëpi, ka shtëpi në Spanjë etj. Tani më akuzoni për këtë. Unë u bëra me shtëpi falë gruas time dhe ajo është ndërtuar kur unë isha në opozitë”, tha ai.

Lidhur me çmimin e kollareve të vendosura prej tij, Rama tregoi çmimin e asaj që mbante sot në qafë, duke thënë se ajo kushtonte vetëm 25 dollarë.


Rama për ambasadorët: Kanë gjetur pa bëjnë, po mbushin boshllëkun e Presidentit

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në “Studio e Hapur” në News 24 ka komentuar edhe përfshirjen e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së në reformën në drejtësi dhe në shumë çështje të tjera delikate në Shqipëri.

Rama ka theksuar se nuk e sheh me pozitivitet rolin e tyre, pasi ambasadorët sipas Ramës, kanë gjetur pa bëjnë, gjithsesi i ka falenderuar për boshllëkun që ata mbushin i krijuar nga Presidenti i Republikës, siç edhe ai u shpreh.

“Nuk e shoh me pozitivtet rolin e tyre. Ambasadorët kanë gjetur pa bëjnë, por nuk i fajësoj ata. Ambasadorët po bëjnë rolin që duhet të bënte Presidenti i Republikës. Është pjesë e faktit që Shqipëria është një vend i prapambetur në raport me shtetin dhe tjetrin. Mua nuk më mbetet vetëm t’i falenderoj, sepse po japin një kontribut dhe po mbushin një boshllëk në këto 25 vite”, tha Rama.

Rama për ndeshjen në NBA: Bileta ishte dhuratë, e rezervuar prej 1 viti

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për praninë e tij në ndeshjen e NBA në SHBA. I pyetur për çmimin e biletës që ai ka paguar për këtë ndeshje, Rama theksoi se ajo dhuratë, pasi biletat në rreshtin e parë, të dytë dhe të tretë të stadiumit janë me rezervim, për gati një vit.

“E vërteta është që në radhën e parë, të dytë dhe të tretë, biletat nuk shiten po janë të rezervuarva dhe i rezervojnë vit pas viti. Fati ishte që dikush kishte një biletë të rezervuar dhe na dha mundësinë për të ndjekur këtë ndeshje. Unë jam i gëzuar që e pashë këtë ndeshje, ku është këtu mëkati që kam bërë? Pra, blieta nuk kushton asgjë sepse është një karrige që është e rezervuar”-, tha Rama.

Newsbomb.al publikoi më datë 5 janar çmimin që paguhet për vendin ku Rama ishte ulur në stadium gjatë ndeshjes së NBA dhe shifra arrinte në 2231 dollarë për person.

Rama ka theksuar gjithashtu se vizita e tij në SHBA ishte tërësisht private dhe e financuar prej tij dhe jo nga shteti.

Sa i përket problemit të përmbytjeve, kryeministri u shpreh se ai ka bërë më së miri punën nga SHBA, njësoj si të ishte në zyrën e tij në Tiranë. 

Lexo edhe: Ja shifra e çmendur që paguhet për vendin ku Rama ishte ulur gjatë ndeshjes së NBA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta “rikthehet” sërish te Zëri i Amerikës
Video / Investigimi i “Fiks Fare”: Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.018682956695557
array(1) { ["section"]=> string(68) "edi-rama-shtepine-e-kam-prej-gruas-kollarja-kushton-25-dollare-29836" }