Edi Rama: Sistem të përbashkët sigurie për Europën, kundër terrorizmit

Publikuar tek: politike, më 22:26 24-03-2016 Edi Rama: Sistem të përbashkët sigurie për Europën, kundër terrorizmit

Kryeministri Edi Rama thekson se Europa duhet të ketë një plan sigurie të përbashkët për të luftuar terrorizmin, përndryshe do kemi sërish raste si ai i Brukselit.

I ftuar në emisionin ‘Zuland’, të gazetarit Mustafa Nano, Kryeministri Rama tha se Europa ka nevojë të ridimensionohet dhe rikonceptohet ndaj vlerave të saj, duke u pozicionuar qartë ndaj politikave antieuropiane.

Kreu i Ekzekutivit tha se është e papërceptueshme që një person i shpallur në kërkim në Francë, të jetë i paskeduar në Bruksel dhe tre ditë pasi kapet ai, ndodh atentati.

“Duhet bashkëpunim më i madh”, tha Rama.

Kryeministri tha se “kjo është dobësia e Europës për të krijuar një sistem inteligjence, për të bërë të mundur që një person që orkestroi atë që ndodhi në Francë, të mos kalojë kufijtë e më pas të kapet në Bruksel. Ky person del në një vend i skeduar dhe në një vend tjetër i pa skeduar. Duhet sistem i përbashkët mbrojtje e sigurie. Nuk kemi një provë që mbyllja e kufijve do të rrisë sigurinë, nuk kemi një provë që cedimi i privatësisë sjell rritje të sigurisë. Kjo e terrorizmit nga njëra anë dhe emigrantët nga krahu tjetër”.

“Unë patjetër që kam besuar në BE, dhe besojë tek projekti që kanë themeluar etrit e BE. Të thuash sot që Europa nuk funksionon thua një të vërtetë, të thuash këtë se projekti është i paplotë apo ka çalime të tjera, është një zgjidhje. Unë mendoj se është projekt i paplotë. Duhet të kemi një pamje të thjeshtë e të qartë të botës myslimane. Ajo është rreth diçka më shumë se 1.5 miliard njerëz dhe nga këta, 150 milion janë pjesë e botës myslimane. Pra, 10 % që ka një lexim pa mundësi interpretimi apo leje leximi të kuranit, janë vetëm 150 mijë e botës myslimane që përbëjnë rrezik potencial. Pra në thelb vetëm 1% e botës myslimanë shkakton rrezik. Dhe ky 1 % nuk mund të cënojë botën e tërë myslimane”, tha Rama.

“Edhe fenomeni Donald Trump është shprehje e injorancës. Mjafton të dalë një person të flasi kundër myslimanëve dhe të gjithë emocionohen, duke krijuar ngazëllim tek Maria Le Pen në Francë apo të tjetër që nuk përfaqëson vlerat tona të përbashkëta europiane. Donald Trump do të jetë një fatkeqësi për Amerikanët nëse zgjidhet”, tha Rama.

Ai shtoi se ‘përgjegjësia është e përbashkët, strategjike dhe ideologjike, jo vetëm e një personi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koncesioni i monumenteve në Shqipëri, Ministria e Kulturës: Do jepen me qira
Manjani: Kushtetuesja nuk mund të rrëzojë “pronat”. Nishani: Presion i paprecedent »
Article Logic
Execution time: 0.08629298210144
array(1) { ["section"]=> string(74) "edi-rama-sistem-te-perbashket-sigurie-per-europen-kunder-terrorizmit-35942" }