Edi Rama sqaron pse Kerry nuk u takua me Metën në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 21:18 15-02-2016 Edi Rama sqaron pse Kerry nuk u takua me Metën në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka folur për mungesën e një takimi mes kreut të Kuvendit Ilir Metën dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi ditën e djeshme në Tiranë.

Rama ka thënë në emisionin “Dritare” në Vizion Plus, se nuk është praktikën e Sekretarit të Shtetit që të takojë kryetarin e Parlamentit. Ai theksoi se edhe takimi me Presidentin Bujar Nishanin nuk ishte i planifikuar, por ai i doli përpara shkallëve të avionit.

“Së pari nuk është në praktikën e Sekretarit të Shtetit që të takojë kreun e Kuvendit. Nuk më rezulton se Hillary Clinton i bëri vizitë të posaçme Jozefinës (Topalli) edhe pse ishin grua me grua. Meta është figura numër 2 e shtetit dhe do të ishte e çuditshme nëse do vinte kreu i Kongresit të SHBA-së dhe nuk do takonte kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë. Në agjendë nuk ishte parashikuar që Kerry të shkonte te presidenti, ndonëse ky i foli përpara avionit”, tha Rama. 

Rama foli edhe për muxhahedinët  dhe ardhjen e tyre në Shqipëri. Sipas tij, nuk ka asnjë lloj rreziku prej tyre dhe nuk ka një shifër të përcaktuar paraprakisht, se sa vetë duhet të vijnë në vendin tonë.

“Ardhja e tyre ka qene një konstante. Nuk marrin nënshtetësinë shqiptare. Nuk vijnë për nënshtetësi, vijnë se janë në luftë. Nuk kemi përcaktuar shifra dhe nuk ia vlen të flasim për këtë temë që nuk ka qenë temë bisede me Kerryn. Në Shqipëri kanë ardhur dhe ikur mbi 1000 vetë por nuk kemi dëgjuar asnjë shqetësim. Janë një komunitet i qetë”, u shpreh kryeministri.

Sa i përket zgjedhjes së kryetarit të PS, Rama u shpreh se atë do vendosë Kongresi, nëse do të ketë garë apo jo.

“Bëmë një betejë, fituam dhe gjetëm një situatë më alarmante se ajo që kishim lexuar. Në këto kushte nuk mund të dilnim për të thënë për zgjedhje dhe të linim mënjanë situatën”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, partitë që përdorin parimin, një anëtar një votë, automatikisht  zgjedhin kryetarin dhe se ai do respektojë  kontratën me qytetarët për të cilët ndjehet përgjegjës.

“Nuk kam asnjë arsye personale vetjake që të përballem me njerëzit, nuk kam kohë për lodra. Kohën për lodra unë ia kam rezervuar Zahos”, u shpreh Rama.

Rama tha se nuk i komenton në publik  socialistët qofshin ministra, deputetë, kur ata kanë  mendime të ndryshme. I pyetur për Blushin dhe ambicien e tij për tu bërë kryetar i PS, Rama u përgjigj se nuk merret me këto se është i zënë me punë.

Rama foli edhe për realizimin Koncesionet dhe  “Check up”-in, duke e quajtur si një në nga investimet më të rëndësishme që ka bërë qeveria. Sipas tij, Partneriteti Publik Privat i jep mundësi shtetit që të shfrytëzojë mundësi, që nuk i ka për të investuar dhe që të investojë para nëpërmjetit privatit.

“Check up” është një investim mjaft i rëndësishëm. PPP nuk është dhënia e shtetit te privati, por dhënia e parave të privatit për të përmirësuar shërbimet publike. Partneri privat ka vënë në mundësi 40 ambulanca ndërkohë që shteti kishte vetëm 20, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luan Rama në Londër: Qeverisja e mire dhe korrupsioni, sfidat për t’u fituar në Shqipëri
Basha: Takimi me Kerry-n s'na ndryshoi qëndrim për drejtësinë, nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër »
Article Logic
Execution time: 0.021610975265503
array(1) { ["section"]=> string(62) "edi-rama-sqaron-pse-kerry-nuk-u-takua-me-meten-ne-tirane-32662" }