“Edi Rama, ti e ke harruar historinë e shqiptarëve”

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:09 29-02-2016 “Edi Rama, ti e ke harruar historinë e shqiptarëve”

Nga Niko Ago

Pas fitores të Edi Ramës në vitin 2013 kisha shkruar një artikull me titull “I veçanti zoti Edi Rama”. Kam shkruar në këtë artikull atëhere që “në 1997 në Shqipëri Rama është sulmuar nga dy përsona të cilët kanë dashur ta vrasin atë, në momentin kur ai po kthehej në banesën e tij, pak pas pjesmarrjes në një protestë kundër Berishës. Rama ka akuzuar atëhere Berishën për sulmin. Ai iku menjëherë në Paris dhe u kthye në vitin 1998 për të marrë postin e Ministrit të Kulturës”.

Me Edi Ramën ka rastisur të njihemi dhe të takohemi 4 herë deri tani. Të gjitha herët jemi takuar për intervistë. 3 herë kur ka qenë në opozitë dhe një herë kur ka qenë kryeministër. Të gjitha herët që e kam takuar më ka dhënë përshtypjen e një personi të përparuar. Kur e vizitova në zyrën e Kryeministrisë, më ka krijuar një përshtypje të çudishme. Ai kishte në zyrë harta të Europës dhe të Shqipërisë siç ishin dizenjuar ne kohën e mesjetës. Që kur ai është bërë kryeministër më shumë është komentuar për ato që ka thënë se sa për ato që ka bërë. Por deklarata e tij e fundit e vendos atë në një grup politikanësh europian që shfaqen si armiq të refugjatëve sirianë.

Rama është shprehur: “Nuk do hapim kufinjtë. NUK kemi thënë mbyllini ju kufinjtë dhe t’i hapim ne. Ne nuk kemi as kushtet, as fuqinë, as entusiazmin për të shpëtuar botën ndërsa të tjerët mbyllin kufijtë. Shpresoj që ta kuptoj këtë gjë Europa, nuk mund të përqeshësh veten tënde. Disa shtetë përqeshin Italinë, Gjermaninë edhe Greqinë e cila me zor po ia del mbanë”.

Pjesa e parë e deklaratës së Ramës është një budallallëk. Dhe është një ofendim i madh fillimisht për historinë e popullit shqiptar.

Siç shkruajta në fillim Rama ka qenë viktim e një sulmi nga politikanët kundërshtar, iku në Paris për t’u mbrojtur. Pas rënjes të diktaturës së Enver Hoxhës ai dhe familja e tij ka përfituar dhe kjo është diçka që duhet thënë. Përafërsisht gjysma e popullit shqiptar ka ikur më destinacion shtetet e tjera fqinje, për një jetë më të mirë.

Nuk ka një familje shqiptare të mos ketë një pjestar të familjes jashtë shtetit Ekzistojnë qindra mijëra familje që janë larguar nga Shqipëria. Siç është edhe familja ime.

Shqipëria për të paktën 20 vjet ka përfituar shumë nga emigrantët shqiptar. Shqipëria këtu e shumë vite ka rritje pozitive dhe është një kandidat për anëtarësim në BE, dhe kjo nga paratë të investuara të emigrantëve shqiptarë.

Për këtë dhe shumë të tjera, Shqipëria NUK MUND të mos hapë kufinjtë për të kaluar emigrantët. Le të jetë ende i varfër shteti shqiptar, që nuk është në fakt, qytetarët do të hapin dyert e shtëpive të tyrë për refugjatët. Në fytyrat e tyre do të shikojnë fëmijët, vëllezërit, anëtarët e familjeve të tyre që u kanë ikur para 25 vitesh. Ende ata janë nëpër Europë dhë në SHBA. Do shikojnë fëmijët e tyre që kanë humbur në det dhe në kodra dhe nuk janë kthyer asnjëherë.

Zoti Edi Rama, kur thoni që nuk do të hapni kufinjtë nuk jeni thjesht “një nga gjithë të tjerët”. Ju jeni më keq se të tjerët. Turpëroni popullin që ju ka zgjedhur për kryeministër. Fotografia që përcjell këtë artikull duhet të kujtojë ne shqiptarëve, se historia mund të na dënojë përsëri,  nëse ne e harrojmë kaq kollaj historinë tonë. Dhe ti Edi Rama tregon se e ke harruar.

*Niko Ago është gazetar shqiptar që punon për “Altsantiri” në Greqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18660998344421
array(1) { ["section"]=> string(54) "edi-rama-ti-e-ke-harruar-historine-e-shqiptareve-33800" }