Edi Rama tregon historinë sekrete të Andi Bushatit me Sali Berishën në Kuvend: Ia nxjerr inatin atij

Publikuar tek: politike, më 13:00 17-12-2015 Edi Rama tregon historinë sekrete të Andi Bushatit me Sali Berishën në Kuvend: Ia nxjerr inatin atij Rama, Bushati, Berisha

Edi Rama ka rrëfyer një histori personale e sekrete mes Sali Berishës dhe analistit Andi Bushati, i cili është edhe nipi i Hysni Kapos.

“Na vdiq babushi i madh. Ti qaje, Vitua e shkretë s’dinte kë të pushonte. Ti ia nxjerr inatin nipit të Vitor, merresh me Andin, se i thoshe hajde të mëson xhaxhi si të hipësh në pemë. Po ai donte të lozte futboll. Po t’i s’kishe lidhje me futbollin’’, i tha Rama-Berishës.

Rama i ka kthyer Berishës edhe një përgjigje për simbolikën e bunkerit dhe flakës:

“Ti që më bën thirrje mua të lexoj flakët e bunkerit duhet të gjesh aftësinë të lexosh rezultatet e zgjedhjeve, 2013, 2015 dhe bëhu gati edhe të 2017!

Rama i ka kthyer Berishës edhe një përgjigje për simbolikën e bunkerit dhe flakës:

“Ti që më bën thirrje mua të lexoj flakët e bunkerit duhet të gjesh aftësinë të lexosh rezultatet e zgjedhjeve, 2013, 2015 dhe bëhu gati edhe të 2017!

Në shumë pak të vërteta që ke thënë, një është e vërtetë: Të vërtetën se të gjithë do ikin ti do mbetesh. Monument kultture s’të bëjmë dot, se ti je monument i antishtetit që t’u kujtosh shqiptarëve çdo ditë nga çfarë kanë shpëtuar!’’

“Si ka mundësi del këtu dhe lexon ligjin dhe pastaj thua, ligjin po e shkel. Këtu del një problem tjetër, pse e shkele ti ligjin?

Ja ku e ke lista e veteranëve të Kategorisë së Parë.

Se ke problem t’i shkelësh ligjet, po pensionet e posaçme për Nexhmien për Aranitin për torturuesin e Padër Zefit që i dhe pa ndërprerje, si të shpëtuan ato, ty që s’të shpëton asgjë pse u kujtove tani?

Medalje jo dekorata.

Je komplet I përhumbur në sistemin tënd dhe ngagqë e mbushe me pishtarë demokracie kur ishe president, medalja nuk është dekoratë për meritë të veçantë është thjesht dëshmi e të qenit në këtë listë po se kupt do ti këtë. Është përpjekur Artan Lamja i shkretë po s’vjen dot në qytetërim ti!’’, vazhdoi më tej Rama.

Si kundërpërgjigje Berisha i tha:”Edi Ramës nuk i ka hyrë lepuri në bark, por Saliu në bark!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama bën një punë të vyer: mbledh fjalimet e Berishës dhe ia përplas në Kuvend, Berisha e ‘’ç’armatos’’: Unë ndërtoj mbi projekte, jo fjalime
Në protestë me orën e veshur me diamante, por kujt i përket? »
Article Logic
Execution time: 0.0042099952697754
array(1) { ["section"]=> string(105) "edi-rama-tregon-historine-sekrete-te-andi-bushatit-me-sali-berishen-ne-kuvend-ia-nxjerr-inatin-atij-27981" }