Edi Rama: Vrasja e Doshit? Eshtë aktrim. Do doja që prokuroria të dënojë përgjegjësit

Publikuar tek: politike, më 22:10 05-03-2015 Edi Rama: Vrasja e Doshit? Eshtë aktrim. Do doja që prokuroria të dënojë përgjegjësit Edi Rama ne Opinion

Edi Rama përballë Blendi Fevziut në “Opinion” flet për çështjen “Doshi”. Ai tha se kjo ishte një farsë dhe një gjë e përgatitur me aktorë. Por nuk ka pasur asnjë tentativë vrasje. Edi Rama tha se mezi prêt hetimet që të dalin dhe të dënohen përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar.  

Do të doja të ishe i hapur për çështjen…

Patjetër me shumë gadishmëri dhe kënaqësi që ky process të hetohet deri në fund dhe që faji të mos mbetet pa fajtor.

6 muaj e vonuar kjo deklaratë…

Nuk ka asnjë vonesë, përkundrazi gjithçka zhvillohet në kohën e duhur pasi faktikisht dhe jo më parë përpara se të shpërthente akuza konkrete nuk kishte as një kallzim dhe as një deponim nga ana e të penduarit.

Shumë çudi për ato që kanë ndodhur deri tani në shkeljen e ligjit…

Kur ju flisni për ligjin duhet marrë me rezervë. S’keni pasur mundësi të fusnit njeri në parlament.

Si e mësuat çështjen?

Pretendimin e kam mësuar nga vetë deputeti, i cili më shprehu shqetësimin se ishte në dijeni të një komploti ku përfshiheshin personat që dihen tani.

Ju kërkoi ndihmë?

Më vuri në dijeni dhe e kemi ndjekur hap pas hapi me ministrin e brendshëm. Eshtë venë ne dijeni dhe prokurori dhe ministry i brendshëm. Kam diskutuar dhe me prokurorin e përgjithshëm sa jam vënë në dijeni. Por kallzimin deputeti s’ka pranuar ta bëjë.

Duhej patjetër kallzim?

Më pyetet për prokurorin. Ndërkohë që ministry i Brendshëm dje ka raportuar se pasi është marrë në dijeni të çështjes, ajo është ndjekur bazuar në të drejtën e policisë për të shkuar pas indicieve në mungesë të kallzimit. Dhe nga gjithë procedura e ndjekur nga policia, është dokumentuar…

Çfarë dokumenti zoti Rama? Drejtori i Policisë e ka thënë se nuk ka dijeni..

Eshtë e pavërtetë është një shtrembërim. Drejtori i përgjithshëm i policisë nuk ka mohuar faktet. Eshtë njësoj si të vish tin ë zyrë me një person të panjohuir dhe të më thuash se ky person ka dashur të më vrasë dhe më ka treguar se Sandri i ka dhënë qindra mijëra euro për të më vrarë doktori sepse doktori nuk më duron dot më. Unë të them bëj kallzim. Ti më thua jo. Atëherë personit i krijohet gjithë procedura e mbrojtjes për të bashkëpunuar me drejtësinë. Ai se bënë këtë gjë. Atëherë ju percilleni nga zyra me personin tjetër dhe policia në rrugën e vet ndjek këtë pretendim dhe arrin në konkluzione. Dhe ministry dje në mënyrë besnike tha kronologjinë.

E para ministri del nga zyra e shtetit dhe del takon në rezidencë. As Sandri nuk paguan për të vrarë dhe as doktori nuk paguan vrasje…

Nuk jemi për humor. Eshtë shembull tipik çdo deputet mund të pretendojë histori. Dhe ministry i Brendshëm në prani të drejtorit të policisë dhe ai refuzon. Këtë gjë e ka sqaruar ministry i brendshëm. Deputeti ka refuzuar oficerët e policisë gjyqësore sepse sdonte të jepte dëshmi. Ajo që kemi marrë vesh që në krye të herës sepse kjo është një bisedë kot…kjo është një farsë e cila se kush e ka organizuar dhe për çfarë arsye, ta zbardhi prokuroria. Qysh në krye të herës për ekspertët e policisë këtu nuk ka pasur përpjekje për të eleminuar deputetin.

Një person që deklaron në zyrën e ministrit të brendshëm se ka marrë para për të vrarë të duket normale?

Deputetet personat publikë mund të shfaqen në derë të ministrit…ai është shfaqur me një actor që është futur në një rol dhe faktikisht Ministri ka kontaktuar dhe policia thotë se ky është aktrim. Policia ka ndjekur në bazë të indicieve të marra të gjithë rrugën e treguar dhe ka arritur në konkluzionin që tha Ministri.

Nuk e ka bërë vlerësimin ministry dhe drejtori i përgjithshëm ka vazhduar punën me njerëzit dhe u arrit në këtë konkluzion.

Eshtë marrë në mbrojtje deputeti? Eshtë vënë në dijeni presidenti?

Po ju përsëris për të fundit herë: Ministri ka bërë një renditje kronologjike dhe i ka treguar opinionit se pasi u trajtua me seriozitet u tha se këtu nuk ka komplot.

I është thënë zotit Doshi?

Në mënyrë të përsëritur.

Po zotit Fufi?

Nuk i kërcënohet jeta askujt. Policia ka marrë në vëzhgim gjithë protagonistët. Që në momentin e parë u njoftua Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurori ka kërkuar për rrugën ligjore dhe ka pasur qartësisht opinionin se duhet të ndiqej në rrugë ligjore. Ministri i Brendshëm i ka informuar të gjithë për ecurinë e këtij procesi.

Dhe vrasësi…

Nuk ka vrasës Fevzi. Eshtë actor, mund të dalë nesër një video tjetër me një actor tjetër, ku pagues jam unë, Sandri etj dhe cdo bëjmë ne? Do ngrihet shoqëria në këmbë? Policia e ka ndjekur këtë çështje dhe ka fashikuj për të.

Nuk ka asgjë, sikur nuk ka ekzistuar…

Interpretimi juaj këtu dhe interpretimi i kolegëve është skandaloz, qesharak. Kjo është farsë për një këndvështrim tjetër: kush dhe pse është përpjekur të organizojë këtë farsë për këtë efekt. Prej kohësh i është thënë deputetit kjo. Çështja do zbardhet shpresoj nga pikëpamja penale. Kush janë organizatorët dhe nxitësit e këtij procesi, dhe qartësisht procesi ka rezultuar në një farsë që ka sjellë në marrjen peng të opinionit dhe parlamentit, bazuar në një hiç.

Ministri tha: se personi ishte në nderin e deputetit…

Në bazë të ligjit nuk ka deklarime vrasësish po s’pati kallzim. Ndërkohë që policia për të kuptuar që dikush është i çmendur apo i penduar bën punën e vet. I kanë thënë deputetit hiq dorë nga kjo, sepse këtu nuk ka komplot.

Të dy personat e përfshirë në këtë çështje, të dy kanë pasur atentate me tritol…

Sigurisht për të marrë rolin e një personi që përfshihet në një histori të tillë, duhet patjetër të jetë dikush që të vijë nga rrugacëria dhe krimi. Dhe që këta persona kanë problemet e tyre në atë botë këtë e dinë të gjithë. Por këtë radhë bëhet fjalë për farsën në mënyrë që të gjithë të marrin përgjegjësinë që kanë dhe si e kanë. Këtu jetojmë në një vend që kryetari i kuvendit paguan për të vrarë etj etj.

Të ketë akuza për vrasje brenda parlamentit…këto janë produkt i këtij parlamenti…

Po hetohet dhe jemi vënë të gjithë në dispozicion të prokurorisë. Dhe për herë të parë do shkojë kryeministri në Prokurori jo si ish kryetari i opozitës që vajti me pranga. Dhe të urojmë që kjo gjullurdi ku janë përfshi politikej dhe rrugecër të marrë fund.

Deputeti Azgan Haklaj ka pasur kërcënime dhe ish ministry Luan Rama mori masa…

Sepse nuk ka pasur asnjë komplot për të vrarë askënd. Çfarë di deputeti, nga e di dhe pse e di.

Keni arrestuar 11.313 të arrestuar, mbi 27 mijë kanë parë policinë. Nëse do ishte hedhur në erë më parë do kishim vetëm dëshminë e tij në video. Çfare ka bërë policia për dëshminë?

Për policinë cështja është e mbyllur prej kohësh, si një fakt që nuk ekziston. Nuk ka pasur komplot për të vrarë asnjë deputet.

Po të merrte të pandehur personin…

Personi është shfaqur në cilësinë e të penduarit. Deputetit i është dhënë mundësia për të bërë kallzim.

Çfarë i kërkuat prokurorit?

Unë i kërkova me këmbëngulje që çështja të zbardhet. Duke pasur tashmë, jo më një person që aktron, por një person që është arrestuar nga policia pas denoncimit të deputetit kur tha se dëshmitarit të tij i është vënë eksploziv. Në këtë moment ka filluar hetimi zyrtar. Ajo që kam kërkuar nga prokurori kam vënë në dispozicion gjithë vullnetin tonë që jemi në dispozicion të hetimit.

Pse u mbajt e fshehtë?

E fshehtë për çfarë? Nuk ka pasur çështje more…

A ju tha Doshi pse donin ta vrisnin?

Unë me deputetin jam përpjekur maksimalisht për këtë çështje. Duhet të sqaroj se deputeti nuk është përjashtuar për këtë çështje. Kjo është një histori që nuk ka bazë faktike dhe është e kotë që të nxirret si e vërtetë një gjë imagjinare, dhe unë vetë se kuptoj se ka qenë i mbërthyer nga paranoja apo ka qenë pjesë e farsës.

Keni folur me Metën?

Po që në momentin e parë dhe kemi qenë të shqetësuar. Derisa nga policia na është thënë se këtu nuk ka bazë reale. Dhe se këta persona që nuk janë të kampit tonë, por që vijnë nga kampi tjetër. Përfshirja e këtyre personave është reale për të nxitur këtë process, për të krijuar këtë zallamahi apo është imagjinare, këtë do ta nxjerrë hetimi. Sot në parlament u duk qartë se kush ishin të interesuar për këtë farsë. Se nuk ka mendje logjike në botë që të besojë në këtë gjë.

Po farsa nuk ndodhte nëse e sqaronit para 6 muaj…Meqë prokuroria ka nisur çështje si për eleminimin e zotit Doshi dhe Fufi dhe përmendet emri i Metës a duhet të ishte e ndershme të dorëhiqej Meta?

E para e punës në Shqipëri qeveria ka vrarë njerëz në bulevard dhe kryeministri i ka thënë prokurores lavire dhe ky person i kërkon kreut të kuvendit të japë dorëheqjen sepse një actor dhe një deputet përgatiten këtë. Dhe kryetari i Kuvendit do të jetë nesër në prokurori dhe ai ka marrë dijeni sikurse unë dhe ministri i brendshëm.

Sot s’folët fare në Parlament. Ishte strategji apo u distancuat nga Meta?

Ku kishte mundësi për të folur. E patë foltoren ju? Ku kishte mundësi të flisja. Eshtë vërtet një shfaqje e trishtueshme, e shëmtuar në masën që realisht që njerëzit që presin tjetër gjë nga parlamenti të kenë të drejtën të thonë të shkoni në djall. Pikërisht për këtë unë besoj se jo vetëm i duhet shkuar në fund hetimit, por duke gjetur fajtorët për fajin, politika do të lehtësohet nga një barrë e tmerrshme që i rëndon psikologjikisht njerëzit që këtu jemi të gjithë njësoj dhe këtu është një grumbullim njerëzish që janë njëlloj. Më vjen mirë se jam në brendi dhe e di se nuk është kështu dhe më vjen shumë keq që perceptohet kështu. Sepse politika nuk ka lindur për të qenë gjëja e pisët në këtë vend. Unë besoj se nga njëra anë kemi një shumicë që kanë hapur një kantier të madh reformash, dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që jo vetëm ka humbur liderin por sot është kthyer në zëdhënëse e skutave ku xhirohen video për të marrë pengje.

Ju po bëni provokacion për emrin e kryetarit të opozitës..

Jo unë nuk e di më sepse shoh atë që shohin gjithë të tjerët. Opozita është një trup pa kokë që tundet.

Ky është diversion. Mjaft konkuruat me gazetarët…pse u përjashtua Tom Doshi. Ju negociuat deri vonë për ta mbajtur

Kush e tha këtë? Këtë ua tregoj unë…

(Shfaqet video ku Koço Kokëdhima flet me Tom Doshin)

Çfarë është ky, film pa zë në parlament?

Pse këtë nuk e shihni?

Të bëhemi serioz po patët mundësi. Nëse më keni thirrur për film pa zë këtu atëherë kam veshët e mi.

A u përjashtua Tom Doshi?

Sa herë nuk ecën procesi përsërit pyetjen…Arsyet e përjashtimit të deputetit nuk ka lidhje me çfarë erdhi më pas. Por një vazhdë qëndrimesh të papranueshme në shkelje të kontratës së bashkëjetesës e cila nuk mund të pranojë deputetë që marrin përsipër ti shpallin luftë qeverisë, ti thonë publikut se janë në luftë në qeverisë dhe se do i tundin leqet maxhorancës.

Ai ka bërë ca deklarata…

Nëpërmjet fjalëve shprehen qëndrime dhe kur ato bien ndesh me PS dhe qeverinë sonë dhe thyejnë bashkëjetesën atëherë bashkëjetesa është e pamundur.

Çfarë bëri Tom Doshi?

Kam qenë i qartë me fjalën time dhe mjafton te shihni qëndrimin e tij dhe erdhi dita që ai të shkonte ti provonte akuzat që bëri. Në bashkëjetesën tonë nuk ka vend për njerëz që kanë qendrime që nuk përputhen me vlera. Nuk është çështje marrëdhëniesh. Për mua njerëzit në grupin parlamentar janë njerëz të afërt dhe është e qartë dhe e prerë. Shoqëria është shoqëri dhe puna është puna. Dhe nëse nuk përputhen, nuk prishet puna por prishet shoqëria.  

Ben Blushi thotë se është miqësi mes shokësh…

Nuk komentoj komentet dhe ky është koment.

Thjesht se akuzoi për mosqeverisje?

Akuzoi duke shkelur rëndë etikën e bashkëjetesës sonë. Kush ngre akuza të kësaj natyre nuk mund të jetë pjesë e grupit të PS dhe e maxhorancës. Por duhet të ballafaqojë akuzat me popullin. Ne baltën e Saliut nuk e importojmë në PS.

Cdmth balta?

Këtë gjuhë të përdorur.

Nga e gjen kurajon të shantazhojë kryeministrin e Shqipërisë?

Kurt a merrni në intervistë mund ta pyesni.

Cili është roli i Tom Doshit në 21 janar?

Ai që dukej publikisht.

I keni kërkuar të hyjë me forcë në kryeministri?

Cfarë janë këto idiotësira. Tom Doshi është e drejta e tij ka pasur mundësi ta bëjë. Nëse ka të reja të vazhdojë ti dëshmojë.

A është Doshi sponsor i PS. Kreshnik Spahiu ka deklaruar…

Ah, sorra, unë refuzoj me neveri të humbas të komentoj sorrën e Aleancës Kuq e Zi.

A keni pasur frikë nga Tom Doshi?

Unë s’kam frikë nga askush.

Një video tregon të kundërtën .

Të ka kapur mania e videove…

Po ju i keni përkrahur, me Dritan Priftin.

Jo se kuptoj këtë. Por nëse do të kishte ndodhur ne qeverinë e kaluar. Me gjithë këtë konglomerat njerëzish të përfshirë në këtë farsë të gjithë të lidhur me PD, nuk do të ndodhte se nuk kishte vrasje por do thoshte o burra të hapim luftën botërore në Shqipëri.

A ishte largimi i Tom Doshit për dekriminalizim të Kuvendit?

Ishte përjashtim i një pjestari i grupit të PS ku nuk mund të bashkëjetonim më. Sepse shkeli kontratën tonë për të zbatuar kontratën me popullin shqiptar.

Ndaj deputetit Doshi ka pasur sugjerime nga ambasada amerikane. Dhe ju e keni kërkuar ne 2005 të mos jetë. Më pas ju e kërkuat…

A ka mundësi të bëj një kërkesë modeste që mos e përfshini ambasadën amerikane në gjera që nuk është përfshirë ndonjëherë. Ajo nuk është përfshirë në listën e deputetëve të PS. Deklarata e ambasadës është sot. Po flasim për listën e deputetëve. Unë s’kam pasur kontestime dhe po ju them se unë nuk rikthehem në hapat e mi. Ato i kam bërë me vetëdije të plotë dhe u qëndroj sic e kam bërë me bindje të plotë përjashtimin e deputetit.

A mbani përgjegjësi për përfshirjen në listën e deputetëve?

Ata që janë përfshirë në listë kanë qenë në raport me cfarë i kanë dhënë PS në vite. Më pas nëse një deputet apo më shumë humbasin arsyen e drejtpeshimit kjo është përgjegjësia e tyre. Unë do t’ju kërkoja miqësisht dhe t’ju kujtoja se besoj se qytetarëve të këtij vendi u intereson se çfarë kemi bërë për ekonominë, shëndetësinë, arsimit…etj . Se cilat kanë qenë meritat e Shefqet Peçit këto janë…

Po qytetarët janë ngulur për të parë telenovelën…

Në vend që tu jepni një analizë të plotë dhe merremi me përralla nuk është faji i qytetarëve por është edhe përgjegjësia e juaj sa edhe e parlamentit. Mos kujtoni se bota juaj është në nivel më të lartë se bota e parlamentit sot. Supozohet që bota juaj të jetë bota e opinionit public që na vë dhe ne në përgjegjësi. 95 përqind e atyre që komentojnë s’kanë bërë gjë tjetër që ushqyen atë që u bë sot edhe në kuvendin e Shqipërisë. Ky është një problem shumë i madh. Dhe nuk është këtu problem se kush ishin meritat e kujt. Ne kemi probleme më të mëdha për të trajtuar. Dhe shqetësimet e mia janë shqetësime që lidhen me ecurinë e reformave të vendit.

Parlamenti i Shqipërisë hymë në axhenda vrasjesh…

Nuk është faji juaj që opozita merr parlamentin peng duke marrë përsipër të bëhet zëdhënëse e një farse me historira që nuk ka mendje të ftohtë ta besojë. Por përgjegjësia juaj është më pas ku në vend të filtroni, ju e transmetoni.

Faji jonë është ky që njeriu juaj bën akuza?

Më lejoni të them dicka. Për mua nuk ka asgjë më të qartë dhe të afërt sesa vetëdija se pushteti nuk është i njerëzve të afërt e të largët. Eshtë i njerëzve që më ka dhënë qytetarët dhe unë nuk do i tradhëtojë kurrë. Aq më mirë nëse ka qenë njeri i afërt për të kuptuar të gjithë se këtu nuk ka të afërt e të largët. Ka kufi të qartë. Nuk kam për të lejuar që askush ta cënojë me qëllim këtë mision kaq historik.

A ka persona të tjerë në PS njerëz problematike?

Nuk kam asnjë dijeni për persona të lidhur me krimin dhe botën e krimit në grupin tonë parlamentar. Dhe po ju them se edhe për deputetin e përjashtuar është arsyeja që kam thënë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja Doshi/ Rama takon Metën në kryesinë e Kuvendit
Berisha: M'u lut Shkëlzeni që mos jepte dorëheqjen Meta kur doli në videon e Priftit, unë nuk pranova »
Article Logic
Execution time: 0.023726940155029
array(1) { ["section"]=> string(87) "edi-rama-vrasja-e-doshit-eshte-aktrim-do-doja-qe-prokuroria-te-denoje-pergjegjesit-5082" }