Edmond Spaho i përvishet keq Ramës: Zarbo haxhiqamilist, shqiptari më gënjeshtar i të gjitha kohërave

Publikuar tek: barometri, më 08:12 23-06-2018 Edmond Spaho i përvishet keq Ramës: Zarbo haxhiqamilist, shqiptari më gënjeshtar i të gjitha kohërave

Deputeti i Partisë Demokratike Emdond Spaho sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama për një shkrim të publikuar në media, ku kryeministri pretendon se zërat për 600 mijë refugjatë që mund të mbërrijnë në Shqipëri, jaën shpifje të opozitës.

 

Spajo e quan ramën “gënjeshtarin më të madh të trevave shqip folëse, i të gjitha kohërave”, dhe shprehet se mundësia që në Shqipëri të ngrihen kampe për pritjen e refugjatëve janë artikuluar, jo nga opozita, por nga liderat e BE-së.

Reagimi i plotë i Spahos:

Edi Rama eshte shqiptari me genjeshtar i gjithe trevave ku flitet shqip dhe i te gjitha koherave. As skuqet as zverdhet, nuk njeh as turp as din e as iman, genjeshtar patologjik, cfare thote sot nuk e thote neser, cfare thote ne darke nuk e thote ne mengjes, te bardhes i thote e zeze dhe te zezes e bardhe, ate qe thote vete ja vesh te tjereve, ate qe thone te tjeret thote e kam theve vete.

Ky zarbo haxhiqamilist akuzon opoziten se hapi lajmin qe ne Shqiperi do vijne 600 mije emigrante.

Kryezarbua i qeverise sone ka qene i pari qe ka folur per kete ceshtje në takimin me Kryeministrin austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Vjenë qe kryegenjeshtari beri para disa javesh.

Me pas zevendesministri i brendshem i kryegenjeshtarit ne nje interviste qe i dha Deutsche Ëelle u shpreh qe Shqiperia mund te prese deri ne 600 mije emigrante. Ku i sheh zarbua oppziten dhe PD deri ketu?

Presidenti i Keshillit Europian Donald Tusk ne nje prononcim te tij per kete ceshtje u shpreh se kjo ide po diskutohet dhe Shqiperia eshte nje nga dy vendet ku mund te ngrihen kampe te pritjes se refugjateve. A mund te na thote kryegenjeshtari se cfare funksioni mban Donald Tusk ne PD dhe a e konsideron edhe ate Esat Toptan?

Të mërkurën e kësaj jave, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Seehofer dhe Salvini i Ligës se Veriut patën një takim. Nga ky takim dolën me një ide qe Shqipëria mund të jetë vendi i parë ku të shkarkohen anijet me emigrantë. I konsideron Rama keta te tre si Esadisto-Haxhiqamiliste dhe udheheqes te PD qe po punojne per rrezimin e mender qeverise se tij apo i sheh si te cmendur te Europes, njerez pa fe dhe pa atdhe qe perpiqen ti hedhin hi syve deleve te vendit qe zarbua e udheheq drejt drites se Diellit?

Deutsche Ëelle konfirmoi përmes zëdhënësit të qeverisë austriake se PO, ka negociata me Shqipërinë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. Zedhenesin e qeverise austriake Rama e kujton si zedhenes te PD apo pjese e pales tjeter qe po i punon qindin Shqiperise?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027323007583618
array(1) { ["section"]=> string(106) "edmond-spaho-i-pervishet-keq-rames-zarbo-haxhiqamilist-shqiptari-me-genjeshtar-i-te-gjitha-koherave-125422" }