Eduard Ndocaj flet për miqësinë me Mimin e Ramën e thotë: Në PS është rikthyer kolera

Publikuar tek: politike, më 21:55 29-10-2015 Eduard Ndocaj flet për miqësinë me Mimin e Ramën e thotë: Në PS është rikthyer kolera Eduard Ndocaj perballe Ylli Rakipit

Vetëm pak orës pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti më i ri në radhët e ligjvënësve shqiptarë, Eduart Ndocaj i Partisë Demokristiane vjen në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi. Gjithçka çka ndodhur nga dhënia e mandatit të deputetit deri në betimin në parlament. 

Rakipi: Hyrja në një aventurë të re, zoti.Ndocaj 20 vjet në Itali në emigracion një kohë relativisht e gjatë, ndërkohë që pjesa dërmuese e shqiptarëve po vrapojnë të zhduken nga ky vend nga sytë këmbët, si ta kuptojmë ardhjen tuaj? Ju dukeni njeri i drejtpërdrejtë dhe i hapur, si ta kuptojmë?

Ndocaj: Unë jam larguar drejt Italisë në ’96, por në emigrim kam lëvizur që në ‘92 në Greqi, emigrimin e kam në fillimet e demokracisë, ajo që në 2015 po ndodh është një lloj si në ‘92 sepse njerëzit po largohen nga skamja, nuk po largohen për të pasur një makinë më të mirë, por për bukën e gojës dhe kjo është diçka që ne emigrantët e kësaj kohe nuk e prisnim që do të kishim të njëjtin problem. Mendoj se ardhja ime është një sinjal që duhet të vimë të luftojmë për vendin tonë, jo ta lëmë të degradojë në këtë mënyë.

Rakipi: Sigurisht nuk mjafton një sinjal? Çfarë mendoni se duhet bërë me këto turma që duan të zhduken?

Ndocaj: Mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëhet është të krijohet mundësia të jetojë, një vend pune, mirëqënie, siguri dhe këtë për mendimin tim janë të realizueshme, në këtë kohë nuk e kuptoj cila është problematika që politika në 25 vjet nuk ka arritur ti krijojë, është një provincë  e Italisë Shqipëria nga ana e madhësisë dhe popullsisë, ti krijojë një jetë të qetë në vendin e tyre, jo se nuk do të ketë emigracion, ka çdo vend i botës, por zhvendosjet masive duhet të ishin eleminuar këto 25 vjet. 25 vjet pas pluralizmit, jemi vendi i dytë pas Sirisë.Ne nuk jemi në luftë, jemi në paqe. Për këtë qytetarët që po largohen nuk do të kenë azil, e vemtja mënyrë është të krijojnë një bazë jetesë në vendin ku jetojnë.

Rakipi: Zoti.Ndocaj, ju si deputet vini nga zona e të fortëve të parlamentit, të cilët për të thënë të drejtën çuditën gjithë botën, por Europën në veçanti. Pse Edi Rama nuk ju futi ju në listë, por futi ata? Nuk e kuptoi zoti.Rama që këta njerëz nuk duhet të ishin aty?

Ndocaj: Listat ishin të qarta në zgjedhje dhe unë isha i 6 në listë. Kodi zgjedhor nuk është i drejtë, është i gabuar.

Rakipi: Kush është përgjegjës për këtë listë në qarkun tuaj?

Ndocaj: Përsa i takon përzgjedhjes së deputetëve këtu vendos lidershipi i një partie është përgjegjës lidershipi, nuk më takon mua të them pse Kryeministri më zgjodhi mua të 6 dhe të tjerët të 1 të 2. Më kërkuan të jem pjesë e skuadrës dhe e pranova, biografinë e askujt nuk mund ta bëj.

Ndocaj: Le të presim drejtësinë për rastin Prenga

Rakipi: Ju nuk jeni prokuror, nuk jeni gjykatës, këtu ka ndodhur diçka dramatike, nuk u ndërrua një futbollist në lojë, këtu kanë rënë dy lista dhe ke kaluar ti.

Ndocaj: Dorëheqja e zotit.Arben Ndoka e ka dhënë vetë shpjegimin përse largohet dhe skam nevojë ta përsëris, rasti tjetër mendoj se duhet të presim gjykatën të japë një vendim. Ne kemi një drejtësi që mendojmë se funksionon, shpresojmë që do të funksionojë dhe mendoj atë ditë që njeriu të jetë i pa dënuar është i pafajshëm.

Rakipi: Dua të them një gjë të thjeshtë, dua një përgjigje siç e ndjeni ju. Ju mendoni se kryetari i partisë nuk i njihte këta njerëz që të mos kishin problem më pas, mund të ishit ju në listë dhe problemi ishte i9 zgjidhur?

Ndocaj: Duke qenë se nga mëngjesi jam edhe politikan mendoj se nëse thonë mos fol do flas më shumë, nuk kam përgjigje  nëse e dinin apo nuk e dinin. Unë jam larguar nga Lezha që në moshën 14 vjeç. Lidhjet e mia me Lezhën kanë qenë nga 2005 e këtej dhe nuk arrij të perceptoj se cila është e vërteta, e dinte apo se dinte.

Rakipi: Deri në 1996 ne kishim një situatë ku vota vidhej në kuti, pastaj u moderua vjedhja dhe filluan me të fortët të rrëmbëjnë votat , është odise e gjatë.

Ndocaj: Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit. Ishin bashkuar 3 parti dhe u rindanë Forza Italia është vetëm një.  Partitë kërkojnë të zgjedhin për parlamentin e Italisë apo Parlamentin Europian apo Bashkitë dhe Komunat njerëz me intelektual, profesorë, jo njerëz që kanë lekë apo janë më të fortit është ndryshe nga këtu, politika shqiptare ka mbetur në vendnumëro se ne kemi 60 për qind që janë intelektualë dhe njerëzit e ndershëm hapësirat i kanë pasur shumë të vogla, politika shqiptare është katandisur në këto nivele, intelektualët që punojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi për të përballuar një garë politike. Intelektualët janë katandisur për copën e bukës dhe ky është turp i madh se Parlamenti ka nevojë për avokatë, juristë, ekonomistë, intelektualë, jo për njerëz kush e ka makinën më të shtrenjtë apo kostumin.

Rakipi: A i njihni personalisht?

Ndocaj: Me deputetët e zonës time jam njohur në 2013. Në Itali dilja nga 06:00 e mëngjesit në 24:00 të natës, kur u bëra baba nuk takoja fëmijët e mi.

Rakipi: Thoni se ka politikanë që duhet hedhur në koshin e plehrave?

Ndocaj: Politika shqiptare e 25 viteve është totalisht për tu larguar, njeriu shprehet edhe nga emocionet  e momentit. Politika shqiptare ka bllokuar mirëqënien e popullit, ekonominë, sigurinë, sepse ka funksionuar në anën e kundërt. Politika shqiptare duhet reformuar në një mënyrë apo në një tjetër. Mendoj se në çdo zgjedhje tani e mbrapa politika shqiptare duhet të zgjedhë njerëz që e duan këtë vend dhe bëjnë diçka jo njerëz që deri tani kanë ngrohur karriget dhe 5 apo 6 deputetë kanë përdorur foltoren e parlamentit.

Rakipi: Në fakt nuk kemi largim të politikanëve, u duk se Berisha dha dorëhehejen nga PD dhe duket që ai e drejton atë parti, nuk është formal më aty, është një kryetar tjetër. I vendosa kronologjikisht, por e fillova se Berisha është politikan 25 vjet siç e thatë edhe ju ka vlerat dhe antivlerat e veta.Kryeministri Rama ka 2 vjet e pak muaj në qeverisje, a mendoni se edhe politikani Rama nuk është politikan i ri, por edhe ai ka mbaruar punë në këtë vend?

Ndocaj: Politika e këtyre dy viteve ka qenë ndryshe edhe mbas qeverisjes Berisha-Meta, por po  ta shohësh këto dy qeveri të njëjtën politikë po bëjnë. Kur drejtohet nga dy lidera politikë.

Rakipi: Ju jeni një njeri që keni ndershmëri sepse merreni me biznes, mendoni se ky politikan po e çon vendin drejt arritjeve?

Ndocaj: Politikën që po ndjek zoti.Rama është në disa pikëpamje ekonomia do të ketë problemet e saj, duke vendosur që në çdo problem që mund të ketë një biznes apo një tregtar që të terrorizohet me burgun do tkurret ekonomia. Në një vend demokratik patjetër që ka abuzime që nuk paguajnë, që mashtrojnë dhe vjedhin, mbi 35 përqind evazion, por është një përqindje e vogël që arrin të përfundojë në burg, alternativa e biznesit nuk është burgu, është gjoba. Toleranca ta ndihmojë një inspektor që të prezantohet të jetë inspektor me një shkollë, që arrin të kuptoj se përse mund të ketë gabuar, ke biznesmen që kanë krijuar biznes pa pasur haberin e dokumentacionit dhe ti e arreston se s’ka plotësuar disa dokumente apo s’ka paguar një taksë, të ketë kontrolle që të prezantohet, të jetë profesional dhe të dihet çfarë halli ka ky biznes.

Rakipi: Në një foto tuajën me Edi Ramën në facebook, ju e keni shoqëruar me këtë shënim:”Një mik dhe koleg i Rilindjes më dërgoi këtë mesazh e thashë ta ndaj me ju. Dashuri në kohën e kolerës. Tek shikoj këtë foto nuk më shkoi në mendje asnjë dixhiturë tjetër, por ajo e romanit “Dashuri në kohën e kolerës”.

Ndocaj: Ishte fushata e 23 qershorit 2013, e PS vinte nga një opozitë e zgjatur. Socialistët e thjeshtë ishin të lodhur e të papunë, po ashtu edhe drejtuesit e lartë të PS kishin probleme me bizneset, sepse nuk kalonin dot maunet pa kontrolle. Kjo ishte një situatë që PS duhet të vinte në pushtet me çdo kusht. Ishte koha kur Rama e Kodheli puthnin këdo në Lezhë. Ishte koha e premtimeve të mëdha e miqve të mëdhenj. Një mik i madh në atë kohë për Mimin që s’kishte as makinë, ose një makinë që më shumë ndalej rrugës ishte Eduart Ndocaj. Djali lezhjan, idealist dhe i gatshëm për tu mos kursyer për Kodhelin, Ramën e Shqipërine. Ishte koha, kur Rama e përqafonte Ndocaj dhe e quante me mburrje “Kaubojsi i Texas-it”. Ishin kohët kur Mimi e kërkonte Eduartin edhe në mesnatë për ta mbrojtur. Kohë të bukura ato, dashuri e madhe me Eduartin në një mjedis të kolerës, të njerëzve mashtrues e përfitues. Pas zgjedhjeve, “Kaubojsi i Texas-it” nuk duhej më, sepse pushteti është i shtrenjtë e nuk mjaftonte për Kodhelin e për Ramën. Pastaj Rama e Kodheli kishin shumë gangsterë që nuk donin të merrnin përgjegjësi në drejtimin e vendit, por kishin me ngut me marr imunitetet për të shpëtuar nga problemet e të kaluarës. Ajo që është e çuditshme është se tek PS është rikthyer përsëri kolera e ajo ka nevojë për miqtë e vjetër, të braktisur e të përdorur. Jam akoma pjesë e Rilindjes dhe kam edhe postdrejtues, por e shkruajta këtë pasi pashë foton dhe jam i bindur se ne si Rilindje i kemi borxh Eduart Ndocajt për kontributin e dhënë. Emrin nuk po e them se ka filluar lufta e shtrigave ne PS.”

Rakipi: Ju keni shkruar këto gjëra ndaj e keni emrin i 6?

Ndocaj: Jam i gëzuar edhe pse e kisha emrin i gjashti se mendoj se aty më takonte, bile në një takim që patëm me zonjën.Kodheli i thashë që Kryeministri ti zgjedhë deputetët nga fundi dhe kështu erdhi.

Rakipi: Si ndodh kështu?

Ndocaj: Është vetë AND e shqiptarit dhe e kemi të theksuar.

Rakipi: Keni qënë kritik ndaj LSI dhe kryetarit Meta, mendoni se politikani Meta ka mbaruar punë me këtë vend?

Ndocaj: Kritikat e mia kanë qenë në qarkun e Lezhës se pas 23 qershorit Lezha iu dorëzua LSI dhe socialistët me deputetët që ishin në lista që do të arrinin parlamentin. Iu dorëzua LSI dhe ashpërsia ime ndaj kësaj lëvizje ka qenë se po shikoja qytetin që degradohej dita-ditës dhe mendoj se ishte një vendim i duhur që morën që mos të fitojë LSI në qytetin e Lezhës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria heq të drejtën e rikthimit në punë kur fiton gjyqin, vetëm 1 vit pagë
Përgjimi/ Nishani: Nuk kam akuzuar Ramën, denoncimin nuk e bëj prej ndikimit të qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.031428813934326
array(1) { ["section"]=> string(90) "eduard-ndocaj-flet-per-miqesine-me-mimin-e-ramen-e-thote-ne-ps-eshte-rikthyer-kolera-24271" }