Eduard Ndocaj nuk kapërdin dot sulmin e Shkëlzen Berishës, i përgjigjet ashpër atij

Publikuar tek: politike, më 23:19 10-11-2015 Eduard Ndocaj nuk kapërdin dot sulmin e Shkëlzen Berishës, i përgjigjet ashpër atij

Ka qenë një stuatus i Shkëlzen Berishës në facebook, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo që ka detyruar deputetin Eduard Ndocaj që t’i përgjigjet ashpër atij.

Në statusin e tij në facebook, Ndocaj i kërkon Berishës që të mos merret me të sepse kur ai punonte natë e ditë në Itali, djali i ish-kryeministrit ishte çuni i bllokut të ri.

Satusi i Eduard Ndocaj:

Reagim për Shkëlzen Berisha,

Z. Shkelzen Berisha ka publikuar një status në fb e tij në lidhje me Raport Progresit duke kritikuar Qeverinë.

Në këtë foto, pa më përmendur emri ka vendosur edhe foton time krahas fotove të disa deputetëve të tjerë.

Së pari, z. Shkelzen Berisha e këshilloj miqësisht të mos më përmend mua e të mos më merret me mua, sepse kur unë jam larguar emigrantë drejt Italisë për një jetë më të mirë, Shkëlzenin e kam lënë në Shqipëri si më e mira, djalin e Presidentit në Pallatin e Brigadave.

Po ashtu, kur punoja ditë e nate me orë të zgjatura për tu bërë me djersë e mund sipërmarrës në Itali, Shkëlzeni ishte çuni i Bllokut të ri.

Para se Shkëlzeni të tentoi të merret me mua padrejtësisht, pa më njohur dhe para se të më fus në një thes që nuk më takon, do i këshilloja të mësojë çfarë është puna se akoma nuk i ka thënë kush punë e mbarë.

Kemi kaluar më shumë se 20 vite tranzicion, kemi rrezuar komunizmin e ka ikur koha, kur i biri trashëgon pushtetin nga i Ati, dhe kur i biri bën paralelisht politikë me të Atin.

Eduart Ndocaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e Berishës: Olsi Rama emëron drejtor të Lojërave të Fatit, Çakullin e bixhozit
Dorëheqja e Klajda Gjoshës? Ja çfarë thotë ministrja »
Article Logic
Execution time: 0.02376389503479
array(1) { ["section"]=> string(88) "eduard-ndocaj-nuk-kaperdin-dot-sulmin-e-shkelzen-berishes-i-pergjigjet-ashper-atij-25133" }