Eduard Shalsi, menaxher i fushatës PS-LSI

Publikuar tek: politike, më 07:51 24-04-2015 Eduard Shalsi, menaxher i fushatës PS-LSI Eduard Shalsi

Eduard Shalsi është caktuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, menaxheri kombëtar i fushatës së të majtëve.

Fushata, e cila me gjasë nuk do të ketë logo të dy partive, por do të ketë një të unifikuar për ‘’Aleanca për Shqipërinë Europiane’'. Sipas gazetës “Panorama’’ shtabi dhe zyrat elektorale të zgjedhjeve vendore do të jenë të unifikuara, ku do të bëjnë pjesë deputetët e Tiranës PS-LSI, kryetarët e forumit të grave PS-LSI si dhe kryetarët e forumeve rinore të dy partive.

Para disa ditësh në Akademinë e Arteve u zhvillua një takim me të gjithë kandidatët PS-LSI, pa praninë e mediave. Zv.kryeministri Niko Peleshi tha se mesazhi i takimit ishte unifikimi i kandidatëve për fushatë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi: Rilindja, truk për ta nënshtruar dhe përdorur Partinë Socialiste
Basha dhe Kosova mbledhin koordinatorët për fushatën në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.019155025482178
array(1) { ["section"]=> string(45) "eduard-shalsi-menaxher-i-fushates-ps-lsi-9570" }