Eduart Ndocaj bën bilancin e punës si deputet, plan ambicioz për 2016-ën

Publikuar tek: politike, më 17:40 01-01-2016 Eduart Ndocaj bën bilancin e punës si deputet, plan ambicioz për 2016-ën

Deputeti Eduart Ndocaj ka bërë bilancin e punës dy mujore si deputet i Kuvendit të Shqipërië, duke renditur denoncimet dhe mbështetjen e tij për familjet në nevojë të qarkut të Lezhës.

Ndocaj paralajmëron një 2016 edhe më aktive dhe me angazhime të shumta për qytetarët e qarkut që ai përfaqëson. Investimet në infrastrukturë, denoncimin e çdo abuzimi të pushtetit vendor apo vëmendja ndaj familjeve në pamundësi ekonomike janë vetëm disa nga çështjet që do të jenë në fokusin e deputetit.

Postimi i Eduart Ndocajt:

Raporti 2 mujor i deputetit Ndocaj dhe perspektivat për 2016

Me mbarimin e vitit 2015 dhe me fillimin e vitit 2016 duhet të bëjmë analizën e përfaqësimit tonë në Parlament.

Bilanci i një deputeti zakonisht bëhet mbi bazën e propozimeve që bëhen në Komisione për projektligje, për çështjet e ngritura në foltoren e Parlamentit për çështjet e zonës, për takime me qytetarët.

Raporti i përfaqësimit tonë në Parlament është ndryshe nga të tjerët, sepse kemi vetëm 2 muaj që jemi në Parlament.

Megjithatë, në këto dy muaj jemi përpjekur t’i mbajmë premtimet e bëra.

Ja çfarë kemi bërë në këto dy muaj në Parlament:

- Kishim premtuar ngritjen e zërit në foltore për votën e emigrantëve dhe këtë e kemi bërë në fjalimin e parë. Është hera e parë që në 25 vite tranzicion, çështja e votës së emigrantëve ngrihet në Parlament nga një deputet.

- Kemi qëndruar pranë qytetarëve. Qytetarët janë të parët dhe përfaqësimi dinjitoz i tyre në Parlament është detyrimi ynë. Disa aspekte kryesore:

1. Kemi ndihmuar shumë familje nën nevoje e persona nën nevojë me sponsorizime private e personale. Sensibiliuam politikën, opinionin publik dhe Qeverinë për rastin e Kristit.

2. Kemi kontribuar në jetës sociale e kulturore të Qytetit të Lezhës përmes sponsorizimeve private e personale. Sponsorizuam Miss&Mister Adoleshenca Lezha 2015. Sponsorizuam festën e fundvitit të Komunitetit Rom, Mblodhëm e sponsorizuam darkën me rapsodët më të mirë të Veriut, kontribuuam e ndihmuam për Realizimin e Festivalit të I të Këngës Qytetare Lezhjane.

- Denoncuam gjendjen skandaloze të Spitalit të Lezhës. Ishte hera e parë që një deputet merr guximin dhe prezanton situatën skandaloze të spitaleve tona. Kemi thënë e do e mbajmë fjalën, për ne qytetarët janë të paret e pastaj vijnë interesa politike e ideologjitë.

- Denoncuam gjendje e mjerueshme të banorëve të ish Kampit të Burgosëve të Torovicës. Ishte herë e parë që një deputetë në kohë jo të fushatave elektorale që e vizitonte këtë Kamp duke denoncuar mjerimin dhe braktisjen e kësaj zone. Më këtë rast deputeti Ndocaj shpërndau dhurata edhe për fëmijët.

- Votuam pro Buxhetit 2016 duke kontribuar kështu në stabilitetin politik e duke ju dhënë mundësi shqiptarëve të keni një buxhet, i cili edhe pse ka problematikat e tij ka një risi, atë të ndarjes proporcionale në nivel kombëtar pa diskriminime.

- Lobuam e votuam kundër rritjes së akcizës së birrës. Unë, jam një biznesmen e si i tillë jam për të mbrojtur cdo “Made in Albania” dhe kjo është rritja e vetme për të rritur eksportimet që do të japin efekte në rritjen afatgjate të ekonomisë.

- Votuam dhe lobuam të rritej numri i amnistisë për debitorët e energjisë elektrike. Që në fillim kemi qenë kundër përdorimit të fjalës burg. Madje, ne jemi kryesorët që kemi kontribuar në një kthim 360 gradë të qeverisë në këtë drejtim. Qeveria ka kuptuar tashmë se burgu nuk është zgjidhje. Megjithatë, jemi të bindur se ligjet janë rregullatorët e mirë të një shoqërie demokratike e respektimi i tyre në mënyrë rigoroze është një hap drejt Shtetit të së Drejtës.

- Hartimin e relacionit për punën e mirë të Drejtorisë së Policisë Lezhë dhe protokollimin e tij tek Komisioni Parlamentar i Sigurisë.

Me fillimin e vitit 2016 na presin shumë sfida:

- Do të lobojmë për hartimin dhe realizimin e projektit serioy që do i kthej lumin e lundrueshëm Lezhës. Jemi të vendosur për ta realizuar atë brenda 2016 dhe kemi filluar që tani bisedimet mes Qeverisë dhe Pushtetit Vendor. Deputeti Ndocaj e ka ngritur këtë çështje tek Ministria e Infrastrukturës e Transporteve, Ministria e Mjedisit si dhe tek Bashkia Lezhë.

- Do të vazhdojmë të ndihmojmë familjet dhe personat nën nevojë si me investime e projekte personale po ashtu edhe duke lobuar me projekte konkrete tek Ministria e Punës e Çështjeve Sociale si dhe te Bashkia Lezhë.

- Do të vazhdojmë të denoncojmë çdo rast të abuzimit të Pushtetit Vendor e atij Qendror që cenojnë jetën e qytetarëve ashtu siç bëmë me rastin e Spitalit.

- Do të lobojmë për investime të reja në Qarkun Lezhë që do të përfshijnë:

1. Infrastrukturën e qytetit të Lezhës

2. Infrastrukturën e Shëngjinit

3. Infrastrukturën e Kurbinit

4. Infrastrukturën e Rrëshenit

5. Përmisimin e sistemit të ujësjellësit

6. Investime të rëndësishme që do të shkojnë në sektorin e Turizmit

7. Investime për kanalet kulluese dhe hidroforëve që do të shpëtojnë Lezhën nga përmbytjet.

Së bashku mundemi për të qenë më të zhvilluar, më të avancuar, me social e me jetë më aktive kulturore e artistike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sërish ndëshkime për fushatën, drejtoresha e LSI pezullohet nga puna
Rama zgjedh foton e vitit dhe ja kush është zgjedhja e tij »
Article Logic
Execution time: 0.026292085647583
array(1) { ["section"]=> string(77) "eduart-ndocaj-ben-bilancin-e-punes-si-deputet-plan-ambicioz-per-2016-en-28961" }