Eduart Ndocaj: Dita e parë në Parlament interesante, si në ditën e parë të shkollës

Publikuar tek: politike, më 14:15 29-10-2015 Eduart Ndocaj: Dita e parë në Parlament interesante, si në ditën e parë të shkollës

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj ka folur sot për herë të parë përpara mediave jashtë Parlamentit pas daljes nga seanca plenare.

Ndocaj tha se dita e tij e parë në Parlament ishte interesante duke e krahasuar me emocionet e “ditës së parë të shkollës”.

“Dita e parë është interesante, si dita e parë e shkollës. Ëhstë Tempulli i demokracisë, të jesh pjesë e kësaj është nder i madh sidomos për një djalë që vjen nga emigracioni”, tha Ndocaj.

“Unë isha i gjashti në rradhë dhe historia me mandatin ka patur historinë e vetë. Unë isha i gjashti dhe ja ku jam sot”, tha ai.

Ndocaj u shpreh se prioritetet e tij do t’i shpalosë në ditët në vijim ndërsa përparësi mbetet ndihma për një nga zonat më të varfra të Shqipërisë që ai përfaqëson.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024876117706299
array(1) { ["section"]=> string(87) "eduart-ndocaj-dita-e-pare-ne-parlament-interesante-si-ne-diten-e-pare-te-shkolles-24241" }