Eduart Ndocaj: Do të martohem sërish në 2019-ën…

Publikuar tek: politike, më 12:51 20-11-2015 Eduart Ndocaj: Do të martohem sërish në 2019-ën…

Menjëherë pasi mori mandatin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj braktisi Milanon, e u vendos në vendlindje, në Manati të Lezhës, në shtëpinë e tij tre katëshe, të stilit kaubojs.. Për Eduart Ndocajn, dita nis herët me filxhanin e kafesë turke, duke i hedhur një sy titujve kryesore të gazetave, mos kanë ndonjë deklaratë në lidhje me të...

Për “Vizionin e Pasdites”, ai rrëfen se i mungon shumë familja, e cila përbëhet nga bashkëshortja, që është krahu I tij I djathtë , si dhe tre fëmijët, dy vajzat e një djalë... Madje tregon se vajzat ishin shqetësuar përse mediat po talleshin në lidhje me kapelen..

Ndocaj ndan edhe momentet sesi është njohur me bashkëshorten: “Ishim për gjueti dhe e pashë.  Menjëherë sapo isha kthyer nga Greqia. U interesova se kush ishte dhe u takuam.. Ishte një dashuri me shikim të parë”.

Por pas disa muajsh i duhet të niset në emigracion dhe të rikthehej pas katër vitesh..

“Ishte e vështirë të mbaje kontakte me të sepse në atë kohë nuk kishte telefona. Ishte viti 1997, komunikonim vetëm me letra, kemi gati 100 letra për shoq. Kur u riktheva , ishte tepër emocionuese. Prinderit nuk më njohën sepse kisha ndryshuar shumë nga ana fizike, ndërsa ajo po - thotë Eduarti,.

Për moderatoren dhe autoren Orinda Huta, Ndocaj tregon se është martuar dy herë.

“Në fillim, bëmë një javë dasëm, tradicionale. Ishte emocionuse për të gjithë. Ndërsa pas 10 vjetësh, e rikonfirmuam edhe njëherë dashurinë tonë, ku dëshimtarët ishin fëmijët”. 

I pyetur nëse do të kemi një dasmë tjetër, Ndocaj thotë se në vitin 2019, familja do të mblidhet sërisht për të gëzuar për dashurine e tij me zonjën Valentina.

Eduardi thotë se ka pasion edhe pikturën dhe thotë se në 8-vjeçare ai ka ndjekur edhe një kurs pikture. Ai rrëfen se “Mercedesi” i tij është përdorur në filmin “The Goodfather” dhe në serialin Italian me personazh Gabriel Garkon “Rispeto e Onore.

“Kam disa makina të llojit të fundit por më pëlqen ky Mercedes. Më pëlqen të blej makinën e Al Kapones por atë e ka një italian që është në Amerikë dhe vështirë se mund të realizohet” përfundon deputeti Eduart Ndocaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri kritikon ashpër policinë para ambasadorit Lu: S’më vjen mirë...
Braho:Për dekriminalizimin konsensus, shpresojmë mbështetjen e PD për Kushtetutën. Bylykbashi: Ja cilët zyrtarë me rekorde kriminale do largohen »
Article Logic
Execution time: 0.019729852676392
array(1) { ["section"]=> string(52) "eduart-ndocaj-do-te-martohem-serish-ne-2019-en-25886" }