Edward Snowden hap Twitter, i bën “follow” NSA-së dhe ja çfarë shkruan

Publikuar tek: bota, më 19:30 29-09-2015 Edward Snowden hap Twitter, i bën “follow” NSA-së dhe ja çfarë shkruan

Kontraktori i arratisur Edward Snowden më në fund i është bashkuar Twitter-it, pas dy viteve larg SHBA-ve.

Snowden ka arritur të mbledhë +200 mijë ndjekës në pak minuta ndërsa i vetmi “follow” që ai vetë ka bërë deri tani është Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) për të cilën ai punonte dikur.

“Dikur punoja për qeverinë. Tani punoj për publikun”, shkruhet në përshkrimin e profilit të Snowden që ekspozoi një nga skandalet më të mëdha të përgjimit në botë. Ndërsa “tweet” i parë i tij që ka marë më shumë se 9,000 shpërndarje është “A më dëgjoni tani?”

SHBA e ka akuzuar Snowden me “vjedhje të pronës qeveritare”, “komunikim të paautorizuar të informacionit kombëtar të mbrojtjes” dhe “komunikim me paramendim të informacionit të klasifikuar”, ku secila prej akuzave mban një dënim deri 10 vite burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022958993911743
array(1) { ["section"]=> string(73) "edward-snowden-hap-twitter-i-ben-follow-nsa-se-dhe-ja-cfare-shkruan-21946" }