Efektet negative të Coca Cola-s në organizmin tonë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:29 02-06-2016 Efektet negative të Coca Cola-s në organizmin tonë

Coca-Cola është ndër pijet më të preferuara, por një pjesë e mirë e njerëzve nuk janë të informuar në lidhje me efektet që ajo ka në organizëm.

Nëse sasitë e Coca-Cola-s teprohen atëherë efektet negative janë mjaft të mëdha.

Dhjetë minutapasi konsumohet një Coca-Cola, në kënaçe, dhjetë lugë gjelle sheqer do të futen në sistemin tuaj.

20 minuta më vonë sheqeri në gjak arrin majën, duke shkaktuar që insulina të marr hovin. Kësaj dukurie, mëlçia i përgjigjet duke e kthyer çdo sasi të vetme sheqeri në yndyrë.

Pas 40 minutash absorbimi i kafeinës më në fund përfundon. Bebëzat e syrit zgjerohen dhe shtypja e gjakut rritet për shkak se mëlçia hedh më shumë se që duhet sheqer në sistemin e qarkullimit të gjakut. Receptorët e adenozinës në tru bllokohen, si dhe e parandalojnë përgjumjen.


Në minutën e 45 trupi e rrit prodhimin e dopaminës duke e stimuluar kënaqësinë në qendrat e trurit. Vlen të ceket se e njëjta gjë ndodhë edhe kur përdorni heroinë.
 Dhe një orë më vonë acidi fosforik e lidhë kalciumin, magnezin dhe zinkun në zorrën e hollë, duke e përmirësuar metabolizmin.

Kjo shkaktohet nga dozat e larta të sheqerit dhe ëmbëltuesve artificial. Veç këtyre, pas 60 minutave vetitë e kafeinës fillojnë të bëjnë punën e tyre duke nxitur edhe nevojën për të urinuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077769756317139
array(1) { ["section"]=> string(56) "efektet-negative-te-coca-cola-s-ne-organizmin-tone-42204" }