Efthymiou Efthymious, dyshohet si vrasës me pagesë i Devi Kasmit

Publikuar tek: barometri, më 08:21 03-02-2018 Efthymiou Efthymious, dyshohet si vrasës me pagesë i Devi Kasmit

Ky është shtetasi grek Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues në Artë të Greqisë, i arrestuar nga blutë e Tiranës si ekzekutori i 41-vjeçarit Devi Kasmi mbi trupin e të cilit derdhi 5 plumba.

Ngjarja ndodhi në zonën e Pediatrisë në Tiranë më 28 janar. Më herët Efthymiou Efthymious ka punuar si punonjës i forcave speciale policore greke. Ai ka mbajtur këtë detyrë nga vitit 1992 deri 2012 kur është përjashtuar nga kjo strukturë pasi është konstatuar se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Policia që në njoftimin e parë zyrtar e cilësoi faktin se vrasja u krye nga dy persona me motorr dhe skafandra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028183937072754
array(1) { ["section"]=> string(70) "efthymiou-efthymious-dyshohet-si-vrases-me-pagese-i-devi-kasmit-108934" }