Egjipt, zbulohet varri 3 mijë vjeçar

Publikuar tek: kulture-art, më 18:19 04-03-2015 Egjipt, zbulohet varri 3 mijë vjeçar

Ministria e Antikave në Egjipt ka njoftuar se arkeologët amerikanë kanë zbuluar një varr 3 mijë vjeçar me mure të pikturuara, që i përket një personi fisnik i cili ka ruajtur tempullin e hyjnisë së lashtë Amun.

Njoftimi thotë se varri i gjetur në qytetitn jugor të Luxor-it, daton në epokën e Mbretërisë së Re, në dinastinë e 18-të, dinastia më e famshme egjiptiane. Emri i personit të varrosur ishte Amenhotep.  

"Varri përmban shumë skena mahnitëse me ngjyra të ndritshme të pikturuara mbi suva", tha ministri Antikave Mamdouh Eldamaty. “Shumë prej skenave tregojnë personin e varrosur me gruan e tij, para një tavoline flijimi dhe pamje të Perëndeshës duke u kujdesur për një fëmijë mbretëror”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari i nominuar si ‘aktori më i mirë’ në festivalin Amerikan
Përkujtohet familja e Jasharëve, çelet ekspozita që sjell fakte mbi luftën e UÇK »
Article Logic
Execution time: 0.017308950424194
array(1) { ["section"]=> string(40) "egjipt-zbulohet-varri-3-mije-vjecar-4975" }