Einxhel Shkira: Bekim Balaj ka qenë në zgjedhjet e mia, tani jam single

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:11 29-06-2016 Einxhel Shkira: Bekim Balaj ka qenë në zgjedhjet e mia, tani jam single

Kamerat e UEFA 2016 fiksuan në objektiv edhe portretin e Einxhel Shkirës, moderatores brune të “In TV”, ndërsa ajo ndodhej në stadium për të ndjekur live ndeshjen e Kombëtares sonë me Zvicrën.

Por, ndryshe nga tifozet e tjera seksi nga Shqipëria që bënë xhiron e botës me fotot e tyre, Einxhel është kryefjala e mediave franceze për faktin se e kategorizuan si një nga partneret më të bukura të futbollistëve në “Euro 2016”, në të njëjtën listë me Shakirën apo Pilar Rubio shkruan 'Panorama'.

Ky ishte vetëm fillimi, edhe pse mediat franceze kanë gabuar, pasi ajo i ka dhënë fund historisë me Bekim Balajn. Vetëm pak ditë më parë, në toplistën e 100 femrave më seksi, Einxhel u rendit e 14­ta. Për përjetimin, dhe pse spikati mes vajzave më të bukura në botë që kanë qenë apo janë pranë futbollistëve.

Je një nga vajzat e bukura dhe të njohura të Shqipërisë, madje të kanë spikatur dhe në stadium gjatë ndeshjes ShqipëriZvicër. Çfarë të lidh me futbollin dhe sa kohë ke që bën tifozllëk për Kombëtaren?

Është një sport i bukur që e ndjek dhe e do pothuajse gjithë bota. S’besoj se të jesh e dhënë pas futbollit nevojitet ndonjë lidhje specifike, mjafton të të tërheqë si sport e të argëtohesh, ndërkohë që ndjek lojën. Tifozllëku për Kombëtaren lind natyrshëm së bashku me ndjenjën e patriotizmit. Tek unë mbase bëhet pak më e theksuar, po t’i shtosh dhe pëlqimin ndaj futbollit, gjë që më ka bërë ta ndjek ekipin tonë që në moshë shumë të vogël, edhe pse ndoshta atëherë kuptoja shumë pak prej lojës.

Kush janë futbollistët e tu të preferuar, pra cilin apo cilët do të veçoje si më seksi?

Besoj preferencat e mia dihen me kohë, nisur nga zgjedhjet që kam bërë. (qesh). Përtej shakave, do të veçoja Beckam dhe Balack si dy me “ëaë” deri më sot. Pavarësisht se tashmë janë të dy në pension, por eh sikur të ishin të gjithë pensionistët aq seksi sa ata thuaj!

U kategorizove si gruaja më e bukur mes grave të futbollistëve, dhe fama jote shkoi deri aty sa ditën e dytë të kampionatit, pra kur luante Shqipëria, ti ishe triumfuese në garën e grave të futbollistëve.  Si i prite këto lajme?

Të them të drejtën, kur njerëzit filluan të më dërgonin mesazhe në inbox se më kishin parë në mediat franceze, mendova se bëhej fjalë për sekuencën e shkurtër filmike, që ishte kapur prej kamerave në stadium. Por, më pas, filluan të dërgonin linqe të ndryshme, prej të cilave mësova edhe për lajmet në lidhje me mua. Sigurisht, s’mund ta mohoj që u ndjeva mirë në një listë mes femrave më të bukura dhe seksi që ata kishin përzgjedhur, që para se të fillonte Europiani. E vërtetë, më surprizoi lajmi, ku dita e ndeshjes me Zvicrën mbante emrin tim, sipas lajmeve të një televizioni me emër në Francë.

Por të quajtën gruan e Bekim Balajt, nisur nga historia e mediatizuar para pak kohësh. Ndjesia jote?

 Në fakt, këto ishin kujtime të bukura që do mbaj mend nga ky kompeticion historik për ne, pavarësisht se mediat franceze në këtë rast janë totalisht të keqinformuara për statusin tim. Në fakt duhet të isha në listën e vajzave “single”, por mesa duket mediat shqiptare s’qenkan të vetmet për gafa.

Meqë jemi te partneret e futbollistëve, ti cilat do të veçoje si më tërheqëse?

Kur hapa albumin e përzgjedhur prej tyre, kishte super të bukura dhe seksi, madje dhe emra të famshëm për të gjithë. Do mbaja pak me hatër “kushërirën” time, Shakirën, por ndërkohë do të veçoja Pilar Rubio (gruan e Sergio Ramos) si një femër seksi dhe shumë e fisme njëkohësisht.

Edhe në stilin e veshjes dukesh tip sportiv, pse u afrohesh meshkujve kaq shumë në stil?

 Nëse nuk jam në ndonjë event serioz, apo rast specifik, mua gjithë pjesën tjetër të kohës më shihni sportive në veshje. Kjo s’do të thotë domosdoshmërisht me tuta, por stili “casual”, ose “boyfriend style” është shumë praktik për mua. Madje shpesh jam duke bërë shopping në sektorin e meshkujve. Çfarë të tërheq përtej sportivitetit të një mashkulli? Do të thoja te një mashkull është pikërisht sportiviteti ajo çfarë më tërheq kryesisht. Duke qenë një adhuruese e sportit, që nuk i përkas fushës së sportit në profesion, ndoshta më bën që këtë pjesë ta plotësoj duke kërkuar aftësitë sportive te personi tjetër.

Për natyrën që ke, vendi i duhur për t’u argëtuar është stadiumi apo një club nate?

 Natyra ime argëtohet kudo ku ka sport dhe muzikë. Por, sigurisht, hyj tek ato femra që e shijoj shumë një mbrëmje me futboll, e sidomos kur bëhet fjalë për ta ndjekur në stadium, ku në vend të alkoolit dehem nga adrenalina e lojës. Por, një të përbashket e kanë për mua këto dy ambiente: nuk mund të rrish asnjë moment ulur.

 Komentohesh si bukuri e egër dhe dominante, si e tregon brishtësinë si femër?

Kjo ndoshta sepse në karakter kam disa tipare prej djali, të miksuara kështu me pamjen time femërore. Pyetja juaj më futi shumë në mendime, pasi nuk shquhem për brishtësi, por më duhet të pranoj që e pathyeshme s’jam. As mund ta quaj veten një grua të hekurt. Fizikisht nuk para kam tragjedi të tipit “uaaa m’u thy thoi!”. Ndërsa emocionalisht kam dhe unë çastet e mia të brishta.

einxhel.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032932043075562
array(1) { ["section"]=> string(75) "einxhel-shkira-bekim-balaj-ka-qene-ne-zgjedhjet-e-mia-tani-jam-single-44949" }