‘Eja në Kukës kryeministër, eja po ta mbajti’, Izmira Ulqinaku sfidon Ramën

Publikuar tek: barometri, më 08:33 02-04-2018 ‘Eja në Kukës kryeministër, eja po ta mbajti’, Izmira Ulqinaku sfidon Ramën

Momente nga protesta e postuar nga deputetja Ulqinaku

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku me anë të një postimi ka treguar se është në krahun e qytetarëve kuksianë, ndërkohë që ka sfiduar kryeministrin duke i thënë që të bashkohet me ta.

Qytetarë nga të gjitha qytetet rreth e rrotull Kukësit janë ngritur në protesta ditën e sotme kundër arrestimit të protestuesve që i vunë flakën pikës doganore ditën e djeshme.

Sakaq Ulqinaku fton Ramën të shikojë se si e mbron shqiptari-shqiptarin, duke e shoqëruar statusin me hashtagun ‘Edi Rama të erdhi fundi’.

REAGIMI:

Eja ne Kukes Kryeminister!
Eja e perjeto nga afer mllefin e kuksianeve, e atyre shqiptareve te vertete, te cilet nuk i ndal me dot as arroganca jote, as dhuna ushtruar ndaj tyre si i vetmi instrument per t’ju mbyllur gojen.
Eja ne Kukes po ta mbajti, e shiko si e mbron me te vertete shqiptari- shqiptarin!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033421039581299
array(1) { ["section"]=> string(78) "eja-ne-kukes-kryeminister-eja-po-ta-mbajti-izmira-ulqinaku-sfidon-ramen-115357" }