Eja në teatër? Shpërthen aktori: E si të vijë publiku kur e trajton teatrin si fast-food privat...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:19 01-11-2016 Eja në teatër? Shpërthen aktori: E si të vijë publiku kur e trajton teatrin si fast-food privat...

Indrit Çobani, Andia Xhunga e shumë artistë të tjerë kanë ndërmarrë një nismë sensibilizuese të quajtur “Eja në teatër” për të ftuar publikun në Teatrin Kombëtar ku do të shfaqet edhe gjatë kësaj jave “Familja Tot”.

Është aktori Julian Deda ai i cili shpërthen në revoltë duke i kërkuar drejtuesve të Teatrit Kombëtar të analizojnë se pse spektatorët nuk shkojnë më në teatër ndërsa thotë se Teatri Kombëtar është kthyer në një fast-food privat.

POSTIMI I PLOTË I JULIAN DEDËS:

Jam plotesisht dakort me thirrjen #ejanëteater , madje e mbeshtes me force. Por perpara se te ngjiremi duke thirrur njerezit qe te vijne ne teater, a nuk do ishte me mire qe personeli dhe drejtuesit e Teatrit Kombetar te fillojne te analizojne pse spektatori i teatrit nuk vjen me? Fakti qe ti e therret, do te thote se ai ka kohe qe nuk vjen. Po pse? Çfare ka ndodhur me publikun e teatrit? A eshte faji i publikut, apo eshte cilesia e dobet e produktit, qe e largoi spektatorin? Kjo analize duhet bere. Po kush ta beje?

E si mund te vije publiku kur ti e trajton Teatrin Kombetar si fast food privat, ku del njeri nga kamarieret ne trotuar dhe i kap njerezit nga menga duke i bertitur ne vesh #ejanëfastfood , eja se e ke me gjysme çmimi. E shet bileten e Teatrit 150 lek pa pike turpi, sikur te jete mall stok, duke mos treguar dy gram respekt per ate institucion. Nese nuk e respekton nje here ti qe punon aty, ata qe vijne te shohin s'do ta respektojne njeqind here.

P.s. Aktoret #ejanëteater

Spektatoret #bënigjëratëbukurasevijmëvetë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021645069122314
array(1) { ["section"]=> string(99) "eja-ne-teater-shperthen-aktori-e-si-te-vije-publiku-kur-e-trajton-teatrin-si-fast-food-privat-58070" }