Ekipet e Shqipërisë dhe Spanjës “përplasen” në Rinas, iberikët shoqërohen nga RENEA për në Shkodër

Publikuar tek: sport, më 21:05 07-10-2016 Ekipet e Shqipërisë dhe Spanjës “përplasen” në Rinas, iberikët shoqërohen nga RENEA për në Shkodër

Mbrëmjen e së premtes kanë mbërritur në Tiranë përfaqësuesja jonë dhe ajo e Spanjës, avionët e së cilave janë kryqëzuar në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Veç forcave të rendit, ajo që binte në sy ishte prania e forcave speciale të repartit Renea që kanë pritur dhe shoqëruar skuadrën e Spanjës drejtë qytetit të Shkodrës ku nga dita e shtunë do të zhvillojë seancën stërvitore dhe konferencat për shtyp.

Një lajm i keq për spanjollët dhe deri diku pozitiv për ne është dëmtimi i mbrojtësit të Barcelonës Jordi Alba dhe që do të mungojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë përfaqësuesja shqiptare do të akomodohet në një hotel në Bushat, ndërsa të shtunën do të mbahet seanca stërvitore dhe konferenca për shtyp e trajnerit De Biasi./ Top Channel

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alternativat e De Biasit nuk bindën, ja çfarë ndodh me Spanjën
Incidentet në Lihtenshtejn, Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë ndeshjen në “Loro Boriçi” »
Article Logic
Execution time: 0.019297122955322
array(1) { ["section"]=> string(101) "ekipet-e-shqiperise-dhe-spanjes-perplasen-ne-rinas-iberiket-shoqerohen-nga-renea-per-ne-shkoder-55450" }