Ekipet kosovare në kompeticionet europiane?!

Publikuar tek: sport, më 17:51 18-02-2015 Ekipet kosovare në kompeticionet europiane?!

Titulli i kampionit në Superligën e Kosovës në futboll duket se do të jetë shumë i rëndësishmë për atë skuadër që në qershor do të shpallet kampion.

Në fakt mund të ndodhë shumë lehtë që dy skuadrat e para në Superligën e Kosovës nga edicioni i ardhëshëm të marrin pjesë në kualifikime për garat evropiane.   Duket se më në fund dyert për futbollin kosovar po hapen. Pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar u pranuan shumë Federata të Kosovës, derisa të fundit kanë mbetur baketbolli dhe futbolli, si dy Federata e sporteve më massive, aty ku edhe lobimi i Serbisë është shumë i fuqishëm. Federata e basketbollit pret lajme të mira në muajin mars, por ka sinjale pozitive edhe për ndërkombëtarizimin e plotë të futbollit kosovar. Nuk ishte aspak e rastësishme as vizita e fundit e zyrtarit të lartë të UEFA-së që i bëri Federatës së futbollit kosovar. Siç mëson Sport News shefi i Kabinetit të presidentit të UEFA-së dhe kryetari i Asociacionit të Federatave Evropiane, greku, Theodore Theodoridis la sjellur lajme të mira për futbollin kosovar. Përveç me krerët e Federatës së futbollit të Kosovës, Teodoridis ishte takuar edhe kryeministrin Isa Mustafa i cili ka premtuar se shumë shpejt pritet fillimi i ndërtimit të një stadiumi Kombëtar me standarde ndërkombëtare që ishte edhe kërkesë e mysafirit të lartë të UEFA-së. Dhe tashmë Kosova ka filluar hapat e pare, pasi që pikëriusht sot ka fillur inspektimin e terenit se ku do të mund të ndërtohej stadiumi Kombëtar.     Ky mund të jetë viti kur FFK mund të pranohet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA dhe vizita e Teodoridis ka qenë vetëm hapi i parë drejt këtij qëllimi. Zyrtari i lartë i UEFA-së të njëjtin veprim e kishte bërë në vitin 2012 edhe me Gjibraltarin kur e kishte vizituar Federatën e atij shteti të vogël dhe anëtarë të Qeverisë së saj. Lajmi i mirë për futbollin kosovar është edhe fakti se UEFA mund të ndryshojë nenin në statutin e saj në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv përmes së cilës obligon që çdo vend që synon anëtarsimin në UEFA duhet të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Dhe përfundimisht largimi i këtij neni do ta afronte edhe më shumë FFK-në me UEFA-n, pasi kjo është pengesa kryesore. Serbia nuk e ka pritur aspak mirë vizitën e Teodoridis, derisa mediat serbe kanë shkruar se ky është një sinjal i qartë se futbolli i Kosovës po i afrohet edhe më shumë instancave ndërkombëtare.Viti 2015 mund të jetë viti i kthesës për futbollin kosovar dhe të gjithë shpresojnë se Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë për kualifikimet e Botërorit në Rusi.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Champions League rikthehet me dy barazime
Kupa/ Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Tirana gjysmëfinalistet, Partizani jashtë »
Article Logic
Execution time: 0.025251150131226
array(1) { ["section"]=> string(47) "ekipet-kosovare-ne-kompeticionet-europiane-3756" }