Ekonomi: Inspektimi online, hap i suksesshëm drejt formalizimit më të plotë të tregut të brendshëm

Publikuar tek: ekonomi, më 18:18 30-01-2017 Ekonomi: Inspektimi online, hap i suksesshëm drejt formalizimit më të plotë të tregut të brendshëm

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, mori pjesë sot në aktivitetin “Inspektimet Online, sfidë e së ardhmes për më shumë transparencë, efektivitet dhe garanci për mbrojtjen e biznesit në Shqipëri” organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Inspektoriati Qendror.

Ministrja Ekonomi informoi mbi rolin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, i cili është një strukturë e re në varësinë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Ajo tha se ky inspektoriat fokusohet në tre shtylla kryesore: produktet industrial  joushqimore, pronësia intelektuale dhe turizmi.

Ministrja shtoi se duke patur parasysh që sipërmarrja shqiptare synon te jetë konkuruese në tregun ballkanik dhe më gjerë, roli i inspektoriateve merr një rëndësi të vecantë për të garantuar cilësi dhe standarde të larta te produkteve, të përafruara me ato të Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, Ministrja u shpreh se është e angazhuar që roli dhe detyra e inspektoriateve të jetë sa më professional dhe i denjë për të garantuar një product cilësor për konsumatorin.

Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave  Edmond Panariti i cili gjithashtu adresoi një fjalë lidhur dhe me inspektoriatet e produkteve ushqimore që ndodhen në varësine e ministrisë së tij.

Gjithashtu ishte e pranishme dhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike znj Milena Harito. Me synim rritjen e transparencës, ndërgjegjësimin e sipërmarrjes dhe informimin e publikut është ndërtuar portali “e-Inspektimi”, i cili është një instrument inspektimi, monitorimi e koordinimi i veprimtarisë së Inspektorateve Shtetërore e Qeverisjes Vendore.

Në këtë portal do jenë të afishuara struktura, fushat e inspektimit, regjistri i inspektorëve për të gjitha inspektoriatet shtëtërore. Më tej Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari dhe Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë  Nikolin Jaka firmosën një memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve nën frymën e mirëkuptimit të ndërsjelltë, Sipërmarrje-Inspektorat.

Fjala e plotë e Ministres Ekonomi në aktivitet:

          Mirëdita të gjithëve,

          Faleminderit zoti Hajdari,

          Të nderuar kolegë ministra!

          Të ndëruar zoti Gërxhaliu, zoti Mustafa, faleminderit shumë që jeni këtu! 

Faleminderit përfaqësuesit të Dhomës së Tregtisë së Maqedonisë.

Ideja e këtij takimi nuk lindi tani, por është fryt i mjaft takimeve dhe diskutimeve të mëparshme për ta bërë sa më efiçent procesin e inspektimit të tregut te brendshem në Shqipëri. Dua të ndaj me ju një fakt të rëndësishëm, se qeveria shqipëtare po bën të gjithë përpjekjet që ekonomia jonë të bëjë pjesë në ekonominë ballkanike, dhe më gjerë në ekonominë europiane. Ne këtë përpjekje natyrisht që tregu i brendshëm merr një rëndësi të veçantë dhe sipërmarrja shqiptare duhet të ketë të tilla karakteristika që të jetë e aftë të konkurrojë me sipërmarrje të ngjashme ballkanike apo evropiane. Duke dashur të arrijmë këtë objektiv që është pjesë e politikës së qeverisjes, dhe duke dashur të jemi aktive në procesin e ndërlidhjes ballkanike, natyrisht nevoja për të pasur një sipërmarrje që zbaton kritere, standarde, që përafrohen me direktivat e BE-së, është shumë e rëndësishme.

Sipërmarrja prodhon të mira apo shërbime të cilat janë në shërbim të konsumatorit, prandaj dhe mbrojtja e shëndetit, e mirëqenies apo edhe e financës së konsumatorin mbetet nje detyrë e rëndësishme. Në këtë ballafaqim pa dyshim që na vjine në ndihmë edhe inspektoriatet që kanë në varësi të saj. Ministria e Zhvillimit, Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes përmes Inspektoriatit Shtëtëror të Mbikqyrjes së Tregut që ka në varësi të saj, po tregon kujdes që t’i ketë parasysh këto karakteristika të tregut për produktet jo bujqësore, turizmin dhe pronësinë  industriale. Por sot po hyjmë në një fazë të re të inspektimit dhe duke pasur parasysh që ndërmarrjeve mos u vëmë shumë barriera në kurrriz po dakordësohemi për kryerjen e inspektimit online. Vendosja e inspektimit online bën të mundur ballafaqimin pa prezencën e njeriut, që të kontrollohet cilësia e kryerjes së shërbimeve apo e produkteve që hidhen në treg përkarshi standardeve dhe çdo e inspektuar të dokumentohet online gjatë çdo kontrolli.

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut të Brendshëm është një inspektoriat shumë i ri, i cili ka kryesisht tre fusha kryesore. Të gjitha këto janë fusha të reja të cilat po respektojnë direktivat e Bashkimit Evropian. Jo të gjitha direktivat e BE janë në këtë moment të përputhshme me tregun e brendshëm shqiptar, por ajo që po synohet është që inspektimi të kryeje detyrën e vetë si një agjenci e denjë e parametrave evropian.

Në politikën e Bashkimit Evropian flitet shumë shpesh për  “Single Digital Market”, dhe të gjitha hapat që duhet të bëhen në tregun e brendshëm duhet të jenë të orientuar nga Digital Market. Ajo që vihet re në Bashkimin Evropian është se vetëm 7% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të BE-së arrijnë të përdorin Digital Market. Mund të kuptojmë, se duke dhënë këtë shkallë implementimi evropiane mund të kemi parasysh sa e vogël është edhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare në Digital Market. Prandaj pjesa e inspektimit online ndihmon edhe për te nxitur iniciativat e Digital Market në Shqipëri. Jemi në rrugë të mbarë, jemi në një rrugë ku edhe inspektorët tanë kanë nevojë të mësojnë të rejat evropianë në kryerjen e detyrës, prandaj edhe thirrja në të njëjtën tryezë e atyre që kanë për detyrë të kryejnë inspektime, e atyre që kanë për detyrë ta mbështesin tregun e brendshëm nëpërmjet standardeve, markave, patentave dhe akreditimeve, por edhe e atyre që kanë për detyrë ta shpërndajnë informacionin për këtë dije, është shumë e rëndësishme.

Unë besoj se sipërmarrja është tashmë e ndërgjegjshme nga gjithë diskutimet që kemi bërë, për mbrojtjen e cilësisë se produkteve ndaj dhe ky është një moment që duhet ta përdorim në të mirë të rritjes së prodhimit dhe të sigurisë së konsumatorit. Ju falënderoj shumë që më bëtë pjesë të kësaj tryeze për të dhënë këtë mesazh dhe ju uroj shumë suksese në detyrën që keni marrë përsipër.

Inspektimi online do të jetë një hap i suksesshëm drejt formalizimit edhe më të plotë të tregut të brendshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024847984313965
array(1) { ["section"]=> string(102) "ekonomi-inspektimi-online-hap-i-suksesshem-drejt-formalizimit-me-te-plote-te-tregut-te-brendshem-67144" }