​Ekonomi në "Festën e Afërditës" në Belsh: Kjo zonë ka potencial të jashtëzakonshëm turistik

Publikuar tek: ekonomi, më 13:53 22-05-2017 ​Ekonomi në

Belshi është një atraksion turistik natyror i padiskutueshëm, me 85 liqene dhe zona të gjelbëruara përreth, ku potencialet për zhvillim janë të jashtëzakonshme.

Por këto bukuri duhen promovuar dhe në këtë kuadër u zhvillua një ditë më parë në Belsh, “Festa e Afërditës”, një festë e organizuar për herë të parë nga Bashkia e Belshit në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe “Tourism Investment and Financial Fund” mbeshtetur nga SIDA dhe USAID që synon të kthehet në event të përvitshëm dhe të tërheqë turistë. E pranishme në këtë festë, ishte dhe Ministrja Milva Ekonomi e cila theksoi rëndësinë madhe të ketyre eventeve në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës por dhe rëndësinë që kanë investimet e bëra nga Qeveria në kuadrin e programit të Rilindjes Urbane në krijimin e kushteve optimale për organizime të tilla dhe rritjen ekonomike në përgjithësi.

“Dua t’ju siguroj që zhvillimi i ekonomisë së vogël lokale do ta çojë përpara zhvillimin e Shqipërisë dhe rritjen e ekomomisë së vendit. Turizmi është nga sektorët më të rëndësishëm që krijon më shumë punësim dhe mirëqenie, dhe Belshi ka mjaft burime natyrore të cilat shëndrohen në asete turistike me potencial të lartë” , - tha Ministrja Ekonomi para dhjetra të ftuarve dhe të pranishmëve në këtë festë. Ajo uroi që kjo Festë e Afërditës, ose Dashurisë, të zhvillohet çdo vit në Belsh, të bëhet një ditë e qendrueshme, ku të kenë mundësi të vijnë turistë nga i gjithë vendi. Ministrja përmendi si vlerë të shtuar për rajonin edhe projektin e përuruar pak kohë më parë, të Rrugës së Bicikletave rreth Liqenit Seferan, një projekt i bashkë-financuar nga MZHETTS, USAID, Ambasada Suedeze dhe Ministria e Zhvillimit Urban. Të gjitha këto projekte, tha Ekonomi i japin më shumë vëmendje, më shumë promovim zonës së Dumresë, për ta kthyer atë në një atraksion turistik. 

Pjesë e këtyre festimeve ishte dhe një ekspozitë e organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit ‘Dumreja ne Telajo’ me kolonitë e piktoreve të ndryshëm që kanë vizituar zonën dhe kanë krijuar pikturat e tyre me bukuritë e zonës së Dumresë, e cila përfshin rreth 85 liqene karstike dhe një florë përreth të mahnitshme dhe të panjohur për shumë njerëz. Me pas, mbrëmja vazhdoi me një koncert të organizuar nga Bashkia Belsh, ku ishin të ftuar artistë të njohur të muzikës popullore dhe ansamble vallesh të zonës së Dumresë. Ky ishte eventi i parë i këtij lloji i mbajtur buzë liqenit, duke ofruar një pamje spektakolare.

AF1.jpg

AF2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.077927112579346
array(1) { ["section"]=> string(94) "ekonomi-ne-festen-e-aferdites-ne-belsh-kjo-zone-ka-potencial-te-jashtezakonshem-turistik-79522" }