Ekonomi takim me ambasadorin japonez: Në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i turizmit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:28 05-07-2017 Ekonomi takim me ambasadorin japonez: Në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i turizmit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Makoto Ito.

Ambasadori Ito është i sapo akredituar në Tiranë dhe qëllimi i vizitës ishte njohja dhe diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët sidomos bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i turizmit.

Ministrja Ekonomi shprehu kënaqësinë për këtë takim, për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si dhe për mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit të mëtejshëm me Japoninë. Gjithashtu, ministrja Ekonomi i adresoi Ambasadorit Ito një falenderim të përzemërt për asistencën e Japonisë, veçanërisht në sektorin e zhvillimit ekonomik, ku theksoi se falë asistencës së Japonisë një numër i konsiderueshem specialistësh nga ministria janë trajnuar në Japoni.

MZHETTS dhe JICA gjithashtu sapo kanë nënshkruar dokumentin ‘Record of Discussion’, një marrëveshje që i hap rrugë projektit më të ri të JICA në Shqipëri “për përfshirjen financiare të familjeve/sipërmarrjeve të vogla në Shqipëri”, program 4 vjeçar (2017-2021)

Ministrja Ekonomi theksoi se projekti i sapo dakordësuar me Japoninë për Përfshirjen Financiare të familjeve/sipërmarrjeve të vogla në Shqipëri, është një hap i rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit rural të familjeve apo sipërmarrjeve të vogla në zonat e varfra të vendit. Me besim se ky projekt do të shfaqë një qasje të re dhe shumë pragmatike në zhvillimin e ndërmarrjeve dhe sipërmarrjeve familjare në zona të largëta dhe pa akses në sistemet financiare të vendit.

Gjatë takimit u diskutua dhe për mundësinë e një vizite të ministres Ekonomi në Japoni në kuadër të forcimit të shkëmbimeve tregtare dhe organizimit të takimeve mes sipërmarrësve shqiptarë e japonezë, për nxitjen e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Në takim Ambasadori Ito shoqërohej nga  zv. Ambasadori i Japonisë, z. Sakaguchi dhe Koordinatori Kombëtar i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA, Sokol Konomi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13251686096191
array(1) { ["section"]=> string(98) "ekonomi-takim-me-ambasadorin-japonez-ne-fokus-bashkepunimi-ekonomik-dhe-zhvillimi-i-turizmit-85105" }