Ekonomi viziton dy biznese agroturizmi, Rramilli dhe Kokomani: Ministria t’i promovojë si një produkt turistik

Publikuar tek: ekonomi, më 16:05 03-05-2017 Ekonomi viziton dy biznese agroturizmi, Rramilli dhe Kokomani: Ministria t’i promovojë si një produkt turistik

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, zhvilloi një vizitë në dy biznese të suksesshme agrobiznesi në bashkinë Shijak, në kuadrin e tureve të saj në sipërmarrje të ndryshme në vend për të promovuar rastet e suksesit dhe për të dëgjuar problematikat e tyre.

 

Fillimisht Ministrja u ndal në Biofermën Rramilli në Shijak, një fermë që ka kombinuar në mënyrë përfekte prodhimet bio me agro turizmin. Ky biznes i vogël pas marrjes dhe të një experience italiane, erdhi dhe u ngrit në Shqipëri falë lehtësirave për të bërë biznes dhe tashmë ia ka dalë të kthehet në model suksesi.

Vetë ferma ka rreth 500 krerë lopë dhe viça, ka 150 të imta, 27 koshere bletësh, 50 mijë rrënjë ullinj, dhe prej kësaj pasurie ky biznes familjar vjel produkte organike të cilat i shërbejnë në tryezën e restorantit të tyre, nga ferma në tavolinë.  Produktet kryesore të fermës janë djathi, gjalpi, dhe lloje të ndryshme sallamrash të përgatitura enkas për klientët e tyre. Synimi i pronarëve të kësaj ferme është që t’u shërbejnë klientëve dhe turistëve të huaj ushqime sa më të freskëta, duke krijuar një model agroturizmi që kombinon natyrën me ushqimin, për të cilat Shqipëria gjithashtu po bëhet tërheqëse për turistët si vendas dhe të huaj.

Ministrja Ekonomi duke vizituar mjediset e fermës inkurajoi fermerët për këtë inciativë, duke i kërkuar që ta ruajnë cilësinë e produkteve, pasi ka mjaft mënyra për ta marketuar këtë agrobiznes. Ministrja tha se jo vetëm turistët huaj por dhe ata vendas janë në kërkim të vendeve të tilla për të kaluar fundjavën. Ajo shtoi se vetë bashkia Shijak duhet të bëjë një hartë të gjithë agrobizneseve në këtë zonë,  në mënyrë që Ministria t’i promovojë si një product të vetëm turistik në formën e një turi  kulinarie. Gjithë zona e fshatrave të shijakut në kufi me fshatrat e Tiranës, njihet për vreshtari, blegtori dhe vaj ulliri, dhe përbëjnë një zonë vertet tërheqëse për turistët që preferojnë natyrën dhe ushqimin e shijshëm.

Në vijim të vizitës në këtë zonë, Ministrja qendroi dhe në kantinën Kokomani, një tjetër biznes familjar i sukesshëm që ka arritur të tërheqë turistë të shumtë, për shkak të verës shumë të mirë që ata prodhojnë dhe që është nderuar për disa vite rresht me çmime të para kombëtare, por dhe për shkak të mjedisit çlodhës, panoramës së bukur dhe ushqimit tepër të shijshëm dhe të servirur bukur në pllajën e kodrës ku kjo kantinë ndodhet. Kokomani prodhon rreth 70 mijë shishe në vit, dhe përveç se furnizon një pjesë të mirë të bizneseve dhe restoranteve të mira në Tiranë, gjithashtu  dhe eksporton në disa vende. Kokomani kërkoi që qeveria të bëjë përpjekje të nxisë prodhimin në vend të lëndëve të para për ambalazhimin e verës, si shishet e qelqit, apo fucitë e drurit, pasi blerja e tyre nga jashtë e rrit koston e produktit shqiptar dhe e bën të pamundur konkurencën në eksport.

DSC_0264.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020626068115234
array(1) { ["section"]=> string(114) "ekonomi-viziton-dy-biznese-agroturizmi-rramilli-dhe-kokomani-ministria-t-i-promovoje-si-nje-produkt-turistik-77334" }