Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edi Rama për BE: Regjimi i vizave në Kosovë, një turp për Evropën. Mustafa: Në ekonomi kemi mbetur më mbrapa

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama i bëri  thirrje zyrtarëve të BE se nuk mund të lënë Kosovën jashtë lëvizjes së lirë të njerëzve.

“Shqipëria nuk do të rresht të mbështesë fuqishëm përfundimin me sukses të marrëveshjes së stabilizim asociimit dhe dezinklavizimit të Kosovës. Mosheqja e vizave për Kosovën është paradoks i madh, edhe duke e nisur nga historia e shkuar e lëvizjes së qytetarëve. Regjimi i vizave e ka kthyer Kosovën në enklavë dëshpëruese në Evropë. Regjimi i vizave sot në Kosovë është padrejtësi cinike ndaj Kosovës dhe kjo duhet të marrë fund një orë e më parë sepse nuk cënon vetëm dinjitetin e Kosovës, por edhe të vetë Evropës. Ky është një turp për BE” tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri Rama tha se shqiptarët e Preshevës kanë kërkesa parimore për të jetësuar të drejtat e tyre. Ai tha se realizimi i drejtave të shqiptarëve në Preshevë të jenë në proporcion me të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Shqipëria dhe Kosova meritojnë vëmendje dhe qasje strategjike”, tha Rama, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë politikë në bazë të realitetit.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria e kanë zgjedhur politik-bërjen e një toke, një populli dhe një ëndrre.

“Bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Evropian është frymëzim i përhershëm”, tha kreu i ekzekutivit të Shqipërisë.

Zoti Rama përmendi edhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai tha se volumi i shkëmbimit tregtar deri tani është 160 milionë euro shkëmbime. Por sipas Ramës, ky realitet ekonomik të paktën duhet të dyfishohet gjatë këtij viti. 

Ndërkaq kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në fjalën e tij tha se prioriteti i qeverisë që ai drejton janë marrëdhëniet me Shqipërinë dhe se kjo mbledhje e dytë është realizimi i një ëndrre të hershme bashkëpunimi. Sipas Mustafës fokusi i këtyre marrëdhënieve duhet të jetë bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, si sektori i mbetur më pas se strategjitë e tjera bashkëpunuese.

“Ky takim sikurse dhe i pari në Prizren tregon se qeveritë tona po realizojnë ëndrrën e kahershme për bashkëpunimin për partneritet strategjik e vllazëror mes dy qeverive.  Bashkëpunimi me Shqipërinë është prioriteti për qeverinë që unë drejtoj. Ne të dy vendet kemi një klimë të volitshmë dhe  avantazh na jep që të bashkërendisim politikat tona në ato fusha për rezultate Shqipëria  dhe Kosova kanë shprehur gatishmërinë për luftën kundër terrorizmit  të udhëhequr nga SHBA. Më lejoni të prezantoj atë që është thelbësore për bashkëpunim tonë midis dy vendeve: ekonomia. Marrëdhëniet e ekonomisë kanë mbetur më mbrapa se strategjitë e tjera. Mes dy ekonomive tona në tregun rajonal e botëror, ynojmë të krijojmë një sistem bashkëpunimi me ekonominë e lirë në treg që bashkëpunimi të jetë rezultativ, qarkullimin e mallrave në kohë reae dhe këtë e përfaqëson dogana e përbashkët mes dy vendeve. Kososva dhe Shqipëria do plotësojnë njera-tjetrën në të mira e shërbime, kjo do arrihet me linjën energjitike Shqipëri-Kosovë. Integrimi ynë euroatlantik është i sigurtë. Ne do shfrytëzojmë të gjitha kriteret për tu bërë pjesë e BE dhe do plotësojmë standartet .Na duhet të dëshmojmë që kemi një ekonomi që kontrrollohet gjithnjë e më pak nga shteti dhe është e tregut të lirë”, u shpreh Mustafa..

Kryeministri Mustafa shtoi se duhet të punohet për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në planin politik duhet të dëshmojmë që mund të ndërtojmë një shtet demokratik sipas standarteve europiane, e të drejtave të barabarta, me media të lira e të pavarura e një shoqëri civili vendimarrëse. Duhet të arrijmë marrëveshjen e liberalizimin e vizave. Këto janë sfidat dhe prioritetet toina nër rrugën e integrimit atlantik. Do jetë një udhëtim jo i lehtë por i veçantë, që kërkon shumë punë investime, dhe shfrytëzimin e kapaciteteve . Dy ekonomitë e bizneseve tona nuk duhet ta shohin njëra-tjetrën si konkurente por si plotëse të njëra-tjetrës.”, tha Mustafa në fjalën e tij.

Ky është takimi i dytë i përbashkët mes dy qeverive pas atij të mbajtur vitin e shkuar në Prizren.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.