Ekonomia e Shqipërisë ende nuk përfiton edhe pse vendi ka rezervat më të mëdha të naftës në rajon

Publikuar tek: ekonomi, më 17:18 28-11-2017 Ekonomia e Shqipërisë ende nuk përfiton edhe pse vendi ka rezervat më të mëdha të naftës në rajon

Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkanin Perëndimor sipas Institutit të Energjisë për Europën Juglindore. Sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë (AEA), Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, deri në 400 milion ton megjithëse më shumë investime duhen në këtë sektor.

“Që  prej vitit 2004 janë firmosur 16 marrëveshje për eksplorimin dhe prodhimin e gazit dhe të naftës, prej të cilave vetëm pesë janë në fazën e prodhimit: Bankers, Transatlantic, Transoil, Sherwood dhe Phoenix. Sipas të dhënave nga Ministria e Energjitikës, 90% e naftës bruto i përket Bankers Petroleum”, thotë Erlet Shaqe kreu i AEA për Emerging Europe.

Por pse nuk po përfiton Shqipëria nga nafta dhe gazi? Sipas Erlet Shaqes kjo varet nga mënyra se si janë bërë këto marrëveshje.

"Edhe pas 15 vjetësh, kompanitë që investojnë në këtë industri nuk kanë arritur të mbulojnë kostot përkatëse dhe për rrjedhojë Shqipëria ka përfituar më pak se 2 për qind të vlerës së prodhimit deri tani", thotë Shaqe. "Ky fakt tregon jo vetëm mungesën e përgatitjes dhe zbatimit, por edhe kontrollin e dobët të inspektimit, monitorimit, kontrollit dhe auditimit të subjekteve publike: MIE, AKBN dhe Albpetrol”.

Më shumë në këtë kategori: « Oxfam e fut Shqipërinë në listën e zezë të parajsave fiskale
»
Article Logic
Execution time: 0.01665997505188
array(1) { ["section"]=> string(104) "ekonomia-e-shqiperise-ende-nuk-perfiton-edhe-pse-vendi-ka-rezervat-me-te-medha-te-naftes-ne-rajon-101114" }