Ekonomia më e keqe e Europës nuk është më Greqia

Publikuar tek: ekonomi, më 21:19 13-11-2015 Ekonomia më e keqe e Europës nuk është më Greqia

Greqia nuk është më shteti me ekonominë më të keqe në Bashkimin Europian, shifrat tregojnë se rritja ekonomike e Finlandës është më e ulët se e Greqisë, e cila u godit nga kriza ekonomike që e çoi atë në prag falimentimi.

Ekonomia e Finlandës u tkurr me 0.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) gjatë 3 mujorit të fundit. Ndërsa ministri finlandez i Financave, Alexander Stubb, e quajti vendin e tij “njeriu i ri i sëmurë i Europës”.

Ekonomia finlandeze është rritur më pak se ajo e Greqisë dhe situata nuk pritet që të ndryshojë për mirë në një kohë të shkurtër. Sipas Komisionit Europian, Finlanda do të ketë një rritje prje vetëm 0.7 për qind vitin e ardhshëm.

Vendi është në vitin e tretë të recesionit, dhe këtë tremujor prodhimi ka rënë me 2.6 për qind krahasuar me një vit më parë. Shkaqet kryesore janë ngadalësimi i tregtisë me partnerin e saj më të madh, Rusinë si dhe rënia e preformancës së gjigandit të teknologjisë Nokia.

18137-1ym70qe.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022618055343628
array(1) { ["section"]=> string(54) "ekonomia-me-e-keqe-e-europes-nuk-eshte-me-greqia-25370" }