Ekonomia në 9 mujorin e 2017-ës, rriten me 13.3% eksportet

Publikuar tek: ekonomi, më 23:51 17-10-2017 Ekonomia në 9 mujorin e 2017-ës, rriten me 13.3% eksportet

Eksportet janë vijuar tendencën e tyre pozitive edhe gjatë muajit shtator, duke shënuar një rritje prej 13.3% për 9 mujorin, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, shitjet e mallrave shqiptare jashtë vendit arritën në total 200 miliardë lekë, të udhëhequr nga tekstilet e këpucët, minerale, lëndë djegëse e energji dhe sidomos materiale ndërtimi e metale, që po mbajnë peshën kryesore në shtesën e eksporteve këtë vit. Ritmet e rritjes janë përshpejtuar sërish, teksa për 8 mujorin eksportet ishin zgjeruar me 12.8%.

Grupi kryesor i eksportuar vijon të jetë ai i “tekstileve e këpucëve”, që u rrit me 9% në 87.6 miliardë lekë. Eksportuesit kanë kaluar një vit të mirë, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës nga partnerët italianë, të cilët i janë larguar Kinës dhe Lindjes së Mesme dhe po preferojnë të punojnë me Shqipërinë për shkak të avantazheve që ajo ka, krahas krahut të lirë të fuqisë punëtore, si afërsia me Europën, që mundëson të punohet me porosi të vogla dhe të shpeshta. Ky është grupi kryeso i eksportuar, me 44% të totalit.

Grupi i dytë më i madh ka vijuar të mbetet ai i “mineraleve lëndëve djegëse dhe energjisë”, pesha e të cilit për 9 mujorin është reduktuar në 16% të totalit, nga 18% që ishte të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rëndësia e këtij grupi, që është i varur nga konjuktura ndërkombëtare dhe nuk ka vlerë të shtuar ka rënë dukshëm, nga gati 40% që arriti 3-4 vjet më parë, kur zuri peshën kryesore të eksporteve, për shkak të konjukturës së favorshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, shkruan Monitor. Destinacioni kryesor i eksporteve nga Bankers Petroleum, një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës, është kthyer Spanja, e cila është renditur sërish si një ndër partnerët më të mëdhenj, pas Italisë. Për 9 mujorin, eksportet e këtij grupi u rritën me vetëm 0.2%, në 32.8 miliardë lekë.

Për herë të parë, pesha e grupit të “materiale ndërtimi dhe metale” ka arritur në 16%, e njëjtë me atë të mineraleve e naftës. Eksportet u këtij grupi u zgjeruan me 40% (duke shënuar dhe rritjen më të madhe në vlerë absolute), për të arritur në gati 32 miliardë lekë. Rigjallërimi i aktivitetit të Kurum (përmes kompanisë Albametal) dhe shtimi i eksporteve te materialeve të ndërtimit (çimentos) rezultojnë arsyeja kryesore e këtij zgjerimi.

Grupi i katërt më i eksportuar është ai i pijeve ushqimeve dhe duhanit, që u zgjerua me 20% në 20.4 miliardë lekë për 9 mujorin, duke reflektuar orientimin e bujqësisë drejt eksporteve.

Grupit “Makineri pajisje dhe pjesë këmbimi” i është kthyer sërish ritmeve të larta të rritjes, me 31% për 9 mujorin, por ai mbetet i ulët në vlerë absolute, duke zënë 5% të totalit.

Grupet e tjera mbeten ende të papërfillshme përsa i përket eksporteve.

Sipas INSTAT, si nëntëmujor të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, ku grupet që kanë ndikuar më tepër në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +4,1 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.

Eksportet në shtator

Sipas INSTAT, në Shtator 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 mld lekë, duke u rritur me 16,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 30,3 %, në krahasim me  Gusht 2017. Importet e mallrave në Shtator 2017 arritën vlerën 53 mld lekë, duke u rritur me 10,5 %, në

krahasim me një vit më parë dhe me 7,6 %, në krahasim me Gusht 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 5,7 %, krahasuar me Shtator 2016 dhe duke u ulur me 5,9 %, në krahasim me Gusht 2017.

Rritja vjetore e eksporteve prej 16,8 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +5,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +3,2 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje.

Në nëntë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 201 mld lekë, duke u rritur me 13,3 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 453 mld lekë, duke u rritur me 6,8 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 252 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, krahasuar me 2016.

Në muajin Shtator 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2016 janë: Italia me (12,0 %), Kosova me (31,2 %) dhe Spanja me (207,2 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Mali i Zi me (-14,5 %), Zvicra me (-37,0 %) dhe Hollanda me (-51,4 %).

Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (8,8 %), Kosova me (29,0 %) dhe Spanja me (126,4 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Zvicra me (-49,2 %), Hollanda me (-4,4 %) dhe Kroacia me (-20,9 %).

Screenshot_35.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021077156066895
array(1) { ["section"]=> string(62) "ekonomia-ne-9-mujorin-e-2017-es-rriten-me-13-3-eksportet-96253" }