Ekonomia për 8 mujorin e 2016-ës, Ahmetaj: 2.96%, rritja më e madhe në 5 vite

Publikuar tek: ekonomi, më 11:00 13-09-2016 Ekonomia për 8 mujorin e 2016-ës, Ahmetaj:  2.96%, rritja më e madhe në 5 vite

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat tha se ekonoma në 8-mujorin e 2016-ës ka patur rritje 2.96%, kjo është rritja më e madhe në këto 5 vite.

Ahmetaj theksoi se në këtë 8 mujor janë mbledhur 17.2 miliard më shumë dhe thuajse të gjitha produktet janë në rritje, prëveç atij të birrës i cili është në rënie.

Po ashtu ministri shtoi se është përmirësuar gjithashtu edhe tregu i punës dhe ka një rënie 15.9% dhe ky është ndikim i drejtpërdrejtë i reformave.

“Jam i bindur më shumë se kurrë është këmbëngulja e qeverisë për të bërë reformat në sistemin analitik, ligjor dhe shumë shpejt reforma në drejtësi.

Rritja ekomike për 8 mujorin e parë të 2016-ës është 2.96%, në 2013 rritja ekonomike ka qenë 1.5%.

Ritja krahasuar me vitet e kaluara është më e madhe dhe pritet të ketë rritje edhe më të madhe deri në 2018-ën, tregu i punës po ashtu është përmirësuar.

Kemi mbledhur në këtë 8 mujor 17.2 miliard më shumë, pra rritja ka qenë me 7 % për 3 vitet e funit është 8%. Kemi mbledhur 1.4 miliard më shumë.

Aksiza është po ashtu një objekt debati, të gjitha janë me rritje përveç birrës  e cila është i vetmi produkt në rënie.

Kemi shlyer po ashtu detyrimet e prapambetura. Ajo që qeveria po bën ka për ta ndryshuar këtë trend edhe për korporatat. Këtë vit ka 7.943 biznese më shumë, kjo tregon se ekonomia po pulson dhe 3-mujori i dytë ka tendeca pozitive. Kemi vendosur ekujlibër mes borxhit afatshkurtër dhe atij afatgjatë” tha Ahmetaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035116910934448
array(1) { ["section"]=> string(79) "ekonomia-per-8-mujorin-e-2016-es-ahmetaj-2-96-rritja-me-e-madhe-ne-5-vite-52748" }