Ekonomiksi i plehrave, ndikimet e industrisë së riciklimit në punësim dhe ekonomi

Publikuar tek: ekonomi, më 20:39 26-09-2016 Ekonomiksi i plehrave, ndikimet e  industrisë së riciklimit në punësim dhe ekonomi

Argument kryesor i qeverisë për ligjin e plehrave është ai ekonomik. Gazetari Klodian Tomorri ka bërë të ditur disa shifra se me sa rritet apo ulet fitimi në ekonominë shqiptare dhe punësimi nga industria e riciklimit.

 Meqenese argumenti kryesor dhe i vetem i qeverise për ligjin e plehrave është ai ekonomik është me shume interes të shihet pak se sa e rëndësishme është industria e riciklimit në ekonominë shqiptare.

 1-Punësimi 

Sipas qeverise industria e riciklimit punëson 3 mijë vetë, të cilet do të humbisnin punën nëse nuk do të hapej importi i mbetjeve.

Sipas INSTAT, në total Shqipëria ka 1 milionë e 100 mijë të punësuar. Kjo do të thotë se industria e riciklimit jep 0.27 për qind të punësimit në vend.

2-Investimet 
Sipas qeverisë industria e ricilklimit ka investuar mbi 130 milionë euro në Shqiperi. Shifra është kumulative për 25 vjet.

Sipas Instat (PBB me metoden e shpenzimeve) në total investimet vjetore në ekonominë shqiptare arrijnë rreth 450 miliardë lekë ose 3.2 miliarde euro.

Kjo do të thote se investimet kumulative 25 vjecare te industrise se riciklimit janë pak me shume se 3 per qind e investimeve që bën ekonomia vetem në një vit.

3- Përfundimet
Nëse të gjithë punonjësit e industrisë së riciklimit do dilnin të papunë, papunësia në Shqipëri do rritej me 0,1 pikë për qindje dhe nga 15.9 për qind qe është do shkonte ne 16 për qind.

Le të supozojme se industria e riciklimit investon 20 milione euro në vit (shifra reale është disa here më e ulët).

 Pra edhe nëse investimet e riciklimit do të zeroheshin fare, investimet totale të ekonomise do të uleshin vetëm me 0.7 per qind, ndërsa efekti ne rritjen ekonomike do te ishte 0,02 pikë perqindje.

Pra rritja ekonomike do shkonte nga 2.96 ne 2.94 për qind.

Të gjithe llogarite e mësiperme janë bërë duke marrë parasysh efektet negative që mund të ketë industria e mbetjeve në turizem, apo ne kostot shendetesore shtese. Nese do merreshin parasysh edhe ato mund te rezultoje qe mbyllja e industrise se riciklimit mund te kete efekte pozitive ne ekonomi duke zgjeruar Prodhimin Kombetar. Por kjo mbetet per tu testuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11334800720215
array(1) { ["section"]=> string(86) "ekonomiksi-i-plehrave-ndikimet-e-industrise-se-riciklimit-ne-punesim-dhe-ekonomi-54189" }