Ekrem Spahia tenton t’i “vjedhë” partinë Gjanës, akuza për përfshirjen e PD

Publikuar tek: politike, më 18:32 27-08-2015 Ekrem Spahia tenton t’i “vjedhë” partinë Gjanës, akuza për përfshirjen e PD

Partia Lëvizja Legalitetit, e cila drejtohet nga Sulejman Gjana po përballet me frikën e përçarjes pasi ish-kryetari i saj, Ekrem Spahia ka nisur një tur takimesh në disa qytete me qëllim mbledhjen e firmave, për shkarkimin e kreut aktual.

Për këtë rikthim të Spahiat, legalistët akuzojnë Partinë Demokratike pasi PLL doli nga koalicioni i djathtë pak përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Shkak për largimin e PLL nga koalicioni me PD-në, sipas legalistëve u bë mosrespektimi i marrëveshjeve nga Lulzim Basha.

Dyshimet janë se PD po kërkon që të rikthej këtë parti brenda koalicionit opozitar, por mesa duket kryetari Gjana vijon të rezistojë në qendrimin e tij kundër dhe Spahia është parë nga demokratët si opsioni i vetëm që mund të bëj që PLL të kthejë qendrimin.

Ekrem Spahia është i pari kryetar i një partie politike në Shqipëri që është mundur nga kundërshtari në një garë partiake duke qenë në postin e kryetarit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067410469055176
array(1) { ["section"]=> string(78) "ekrem-spahia-tenton-t-i-vjedhe-partine-gjanes-akuza-per-perfshirjen-e-pd-19341" }