EKSKLUZIVE/Ahmet Premçi i hetimit tatimor letër Edi Ramës: Iki nga tatimet, s’mund të jem përgjegjës për abuzimet

Publikuar tek: ekonomi, më 17:05 01-07-2015 EKSKLUZIVE/Ahmet Premçi i hetimit tatimor letër Edi Ramës: Iki nga tatimet, s’mund të jem përgjegjës për abuzimet Ahmet Premçi, ish drejtor i Pergjithshem i Hetimit tatimor dhe Briseida Shehaj, drejtoresha e pergjithshme e Tatimeve

Ahmet Premçi, drejtor i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, i ka dhënë dorëheqjen dje kryeministrit Edi Rama dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj. 

Burime nga tatimet, thanë për newsbomb.al se drejtori i hetimit tatimor, në një letër të gjatë drejtuar drejtoreshës Shehaj dhe kryeministrit Rama ka sqaruar arsyet se pse ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ai ka justifikuar faktin se në mënyrë të përsëritur ka kërkuar marrjen e masave brenda drejtorisë së tatimeve për mosrealizimin e planeve dhe orientimin e kontrollit hetimor te tatimet, duke mos gjetur në fakt asnjëherë bashkëpunim.

Ndërkohë që në letrën drejtuar kryeministrit, ai ka justifikuar veprimin e tij të dorëheqjes, duke i thënë se nuk do të donte që nesër, kur letrat të hapen një ditë, të jetë pjesë e asaj që ka ndodhur brenda drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.

Dorëheqja e Ahmet Premçit, si drejtor i përgjithshëm i Hetimit tatimor në tatime, është e para e një zyrtari të lartë që largohet për shkak të asaj që e konsideron abuzime brenda sistemit tatimor.

Deri tani, nuk ka pasur ndonjë reagim nga kryeministri, ndërkohë që pritet që zyrtarizimi i dorëheqjes të bëhet shumë shpejt. 

Lexo edhe: Flet Ahmet Premçi: Dorëheqjen ia kam dorëzuar Shehajt, nuk bëj komente

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034454107284546
array(1) { ["section"]=> string(117) "ekskluzive-ahmet-premci-i-hetimit-tatimor-leter-edi-rames-iki-nga-tatimet-s-mund-te-jem-pergjegjes-per-abuzimet-15102" }