Ekskluzive: 'Bloodlands', filmi i parë shqiptar horror, Enxhi Cuku tregon prapaskenat dhe eksperiencën unike

Publikuar tek: kulture-art, më 19:13 14-01-2018 Ekskluzive: 'Bloodlands', filmi i parë shqiptar horror, Enxhi Cuku tregon prapaskenat dhe eksperiencën unike

“Bloodlands” është filmi i parë shqiptar në zhanrin horror. I xhiruar i gjithi në Shqipëri, kjo ka qenë një eksperiencë unike edhe për yllin në ngritje të kinemasë, aktoren Enxhi Cuku.

Kjo e fundit edhe pse në një moshë të re ka patur debutimet e saj në disa filma shqiptarë, duke veçuar filmin "Femrat" ku 21-vjeçarja ishte protagoniste kryesore.

Enxhi, në intervistën ekskluzive për Newsbomb.al ka ndarë me ne përshtypjet rreth eksperiencës së të qenit pjesë e "Bloodlands", ambiciet dhe planet e saj për të ardhmen.

Intervistoi dhe përgatiti për Newsbomb.al: Ana Haxhimali

A mund të na thoni se si jeni ndjerë në eksperiencën tuaj të parë në një film të zhanrit Horror?

Jam shumë e kënaqur që luajta në një tjetër film pa kaluar shumë kohë nga premiera e filmit “Femrat”. “Bloodlands” ishte një eksperiencë unike, duke shtuar edhe faktin që është filmi i parë horror shqiptar. Më vjen mirë që u përzgjodha unë për të qenë pjesë e këtij filmi. Uroj të luaj sa më shpejt në një tjetër film të këtij zhaneri, duke qenë sërisht personazhi ‘i frikshëm’.

Ku është xhiruar kryesisht filmi, dhe a keni hasur pengesa në shesh-xhirim?

Kryesisht filmi është xhiruar në fshat, në Ibë. Megjithatë kemi patur edhe lëvizje në disa skena. Unë kam xhiruar për 5 ditë dhe nuk kam hasur ndonjë vështirësi pasi kishim shesh-xhirim dhe orare të mirëpërcaktuara. Mund të përmend si vështirësi vetëm skenat ku më është dashur të luaja pranë kafshëve të shtëpisë, nëse kjo do të quhej.

Si e vlerëson këtë eksperiencë në karrierën tënde?

Është një plus më shumë në CV-në time. Nuk është një film çfarëdo, por një film i zhanerit thriller-horror, me regjizor dhe produksion Australian, fitues i disa festivaleve botërorë dhe i nominuar si filmi më i mirë europian, kështu që sigurisht që do ta konsideroja si një eksperiencë të vlefshme.

Cili ishte impakti që morët nga audience pas shfaqjes së filmit?

Filmi e pati premierën e tij këtë shtator, 3 viteve pas xhirimeve. Salla e kinemasë ka qenë e mbushur plot me njerëz, dhe ndër to kishte edhe personalitete të fushës së artit dhe medias. Ishte një film që i mbajti të gjithë të gozhduar para ekranit. Sigurisht që shijet, sidomos lidhur me filmat janë relative, pork a një pikë në të cilën të gjithë bbien dakort, dhe ajo ishte vlerësimi për punën e mirë që produksioni kishte bërë.

Pas “Bloodlands” cilat janë planet dhe mabicjet e tua në kinematografi?

Sapo ka mbaruar montazhin filmi “Bunker” dhe është periudha e selektimit për pjesmarrjen në festival. Jam në pritje të të rejave lidhur me atë film dhe premierën që do të mbahet këtë vit. Momentalisht poi  përkushtohem punës time në një radio shqiptare, në të cilën kam një emision mëngjesi, kjo është edhe një eksperiencë e re për mua. Këtë vit pas diplomimit në degën “Marrdhenie me Publikun”, kam menduar ti përkushtohem plotësisht aktrimit. Jemi në fillim viti dhe është ende shumë herët për të folur për projektet, por diçka është e sigurtë, aktrimi është pjesë e imja e pandashme, kështu që do të shfaqem sërisht me projekte të reja në këtë fushë.

dvsdvcsd.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Viti i Skënderbeut, hapet ekspozita e monedhës dhe pullës shqiptare
»
Article Logic
Execution time: 0.018229961395264
array(1) { ["section"]=> string(110) "ekskluzive-bloodlands-filmi-i-pare-shqiptar-horror-enxhi-cuku-tregon-prapaskenat-dhe-eksperiencen-unike-106546" }