EKSKLUZIVE/ Flet ish-deputeti i PS që la politikën për kirurgjinë

Publikuar tek: barometri, më 08:20 21-01-2018 EKSKLUZIVE/ Flet ish-deputeti i PS që la politikën për kirurgjinë

Ish-deputeti i PS, Ylli Ziçishti ka shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me politikën për t’ju rikthyer profesionit të tij në mjekësi.

Prej 10 ditësh Ylli Ziçishti ka nisur punën si kirurg në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, raporton newsbomb.al.

I pyetur nga newsbomb.al, nëse është më mirë të jesh politikan apo doktor, ish-deputeti ka zgjedhur pa hezituar profesionin e tij.

“Pa dyshim doktor. Këtu është vendi im. Këtu e ndjej veten më mirë. Më duket sikur i shërbej më mirë njerëzve”, thotë Ziçishti.

Newsbomb.al e “ngacmon” doktorin edhe për fjalët që qarkullonin  vite më parë, kur kërkonte votat në emër të PS. Sipas “gojëve të liga”, Ziçishti u ofronte shërbim pacientëve në këmbim të votës.

“Jo, kjo s’ka ndodhur kurrë. S’ka asnjë rast. Pyesni ku të doni, kë të doni. S’më ka ndodhur kurrë që t’i kem kërkuar votën dikujt që e kam vizutuar”, thotë doktori.

E kur e pyesim nëse vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me ish-kolegët socialistë, Ziçishti e pohon pa mëdyshje.

“Po, i kam të gjithë miq”. Kirurgu zbulon për newsbomb.al se sfida e tij te “Shefqet Ndroqi” është krijimi i urgjencës.

“Këtu erdha sepse ndjehem mirë por si sfidë i kam vendosur vetes krijimin e Urgjencës. Dua të ngrej urgjencën. Njerëzit kanë shumë nevojë”.

Ish-deputeti duket tejet entuziast për rikthimin e tij në spital pranë pacientëve ndërsa e kanë uruar për këtë vendim edhe demokratët, si deputetja  Albana Vokshi apo ish-deputetja Liljana Elmazi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037599802017212
array(1) { ["section"]=> string(71) "ekskluzive-flet-ish-deputeti-i-ps-qe-la-politiken-per-kirurgjine-107357" }