EKSKLUZIVE/ Flet Toni, djali i OFICERIT të vrarë me 7 plumba: Ja kush e urdhëroi VRASJEN më 13 mars (Nxjerr EMRAT E POLITIKANËVE- Fiset Çapja-Mema)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 13-03-2018 EKSKLUZIVE/ Flet Toni, djali i OFICERIT të vrarë me 7 plumba: Ja kush e urdhëroi VRASJEN më 13 mars (Nxjerr EMRAT E POLITIKANËVE- Fiset Çapja-Mema) Fadil Mema, oficeri i vrarë në Itali

Flet për të parën herë për newsbomb.al, Elton Mema, djali i Fadil Memës, ish-oficerit shqiptar të vrarë me 7 plumba mesnatën e 13 marsit të vitit 2015 në Torino të Italisë.

Toni, siç i thërrasin të gjithë Eltonit, nëna, dy vëllezërit dhe dy motrat me fëmijët e tyre, që tashmë janë zhvendosur të gjithë në Itali me frikën e hakmarrjes, kanë qenë sot në varrin e tij në tre vjetorin e vrasjes, ende pa asnjë autor.

Djali i ish-oficerit akuzon hapur ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla si mbështetës të fisit Çapja në Elbasan. Dy fiset, Çapja dhe Mema, kanë prodhuar një seri vrasjesh që e kanë zanafillën që 13 vite më parë. Toni, përmend emra politikanësh që sipas tij i kanë dhënë ndihmë të vazhdueshme fisit Çapja.

Ndonëse jeton me frikën e hakmarrjes, djali i ish-oficerit ka shpresë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokuorja e re Arta Marku do vendosin drejtësi e do arrestojnë autorët.

Elton Mema në newsbomb.al: Ja kush e ka mbështetur familjen Çapja

“Pavarësisht zhvillimeve në Shqipëri dhe konflikteve midis Prokurorisë dhe policisë së shtetit, përplasjeve ku haptazi njerëz në prokurori të mbështetur nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla i cili ka qenë suporti kryesor i familjes Çapja, (xhaxhallarët e Adriatik Lallës Mustafa e Sadet Llalla kanë ndertuar dy vila trekatëshe ne truallin pronë e Çapjave) por edhe struktura të caktuara të policisë së shtetit dhe të interpol Tiranës (vlen të përmendet arrestimi i Nipit të Ardian Çapjas, Ambri Sinakoli bashkë me nipin e nëndrejtorit të interpolit Bulent Luniku duke shitur drogë në gjimnazet e Elbasanit shtatorin e kaluar, pavarësisht këtyre zhvillimeve dhe dhjetëra fakteve të tjera që provojnë se autore është familja Çapja e cila ka urdhëruar vrasjen pikërisht më 13 mars ne ditelindjen e Florenc Çapjas dhe policia nuk guxoi as t’i merrte në pyetje.

Familja Çapja ka qenë vazhdimisht pa shkëputje nën suport politik, si nga PD me Aurel Bylykbashin, Lul Bashën të cilët kanë liruar nga burgu Florencin dhe shoferin e Aurelit, Fadili e ka rrahur gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2005 sepse i kërcënuan djalin, akuzon politikanët Toni Mema ndërsa kujton edhe kohën kur i ati kandidoi për Aleancën Demokratike në vitin 2005.

Elton Mema në newsbomb.al: Vrasja e urdhëruar nga politika

“Fati i keq i Fadilit dhe familjes tonë ndoshta ishte kandidimi në vitin 2005 për t’u bërë deputet si kandidat i Aleanca Demokratike në zonën e gabuar atë nr .54 përballë kandidatëve dhe fakti që ai u vra sapo mbushi 54 vjeç, është plot kuptim se është urdhëruar nga politika.

Pasi Fadili jo vetëm qe nuk ka qenë kurrë pjesë e grupeve kriminale në Elbasan por edhe në itali ai nuk kishte droje të takohej me njerëz që e njihnin, por është zgjedhur pikërisht kjo datë dhe ky vit për ekzekutimin e tij e urdhëruar nga familja Çapja.

Familja Mema kurrë nuk ka zhvilluar veprimtari te paligjshme por ka reputacionin e një familje të ndershme që jeton përmes punës, këtë e tregoi edhe pjesëmarrja e qindra njerëzve në përvjetorin e tretë të vrasjes se tij, shumë miq e shokë lanë punët tyre për të përkujtuar Fadil Memën”, tregon i prekur për newsbomb.al djali i oficerit.

“Pavarësisht se deri tani hetimet janë penguar nga struktura të inkriminuara të shtetit shqiptar ne jemi besimplotë që ministria e rendit dhe prokuroria nën drejtimin e Zotit Fatmir Xhafaj dhe zonjës Arta Marku do të ndihmojnë në zbardhjen dhe vënien para ligjit të autorëve dhe urdhëruesve të vrasjes”, përmbyll me besim Toni Mema për newsbomb.al.

Fadil Mema babai i tre fëmijëve, 16, 21 dhe 29 vjeç, në zgjedhjet parlamentare të 2005 kishte qenë kandidat për deputet.  Mema kishte qenë edhe më herët objektiv i një atentati, ku sërish dy persona e qëlluan atë në afërsi të shtëpisë duke e plagosur në këmbë.  Në orët e para të mëngjesit të 13 marsit 2015, në Torino të Italisë, vrasësit që mendohet të kenë qenë dy, e kanë pritur të dalë nga banesa për të shkuar në punë dhe e kanë qëlluar me 14 plumba. 7 prej tyre kanë lënë të vdekur 54 vjeçarin i cili ishte përpjekur të fshihej brenda shtëpisë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali, sekuestrohen 300 kile kokainë me vlerë 30 milionë euro, ishte fshehur në kontenier
Shpërthen ish-truproja e Berishës: Dëgjoni këtu o njerëz të ndyrë… »
Article Logic
Execution time: 0.0048220157623291
array(1) { ["section"]=> string(148) "ekskluzive-flet-toni-djali-i-oficerit-te-vrare-me-7-plumba-ja-kush-e-urdheroi-vrasjen-me-13-mars-nxjerr-emrat-e-politikaneve-fiset-capja-mema-113139" }