Ekskluzive/ Gianni De Biasi rrëfen emocionet: Ja kush ishte “Njeriu i ndeshjes”. Dua të mësoj shqip

Publikuar tek: sport, më 14:02 30-03-2015 Ekskluzive/ Gianni De Biasi rrëfen emocionet: Ja kush ishte “Njeriu i ndeshjes”. Dua të mësoj shqip Trajneri i kombetares, Gianni De Biasi ne feste me kombetaren ( mbreme ne Crazy Calvin)

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biassi, fill pas mbarimit të ndeshjes me Armeninë në stadiumin Elbasan Arena, ku siguroi bindshëm fitoren 2:1, është nisur drejt Tiranës për t'ju bashkuar festës së kombëtares. De Biassi nuk i tha "jo" ftesës së newsbomb.al dhe pranoi me xhentilesë të ndante me ne emocionet para dhe pas ndeshjes . Trajneri festonte dy gëzime: shtetësinë shqiptare (De Biasi është tashmë zyrtarisht shtetas shqiptar) dhe fitoren me Armeninë.

I pyetur nga newsbomb.al për atë çfarë ndjente pas kësaj fitoreje të bukur, që ishte edhe një përmbysje rezultati trajneri tha se e lumturonte ky fakt por se nuk e kishte pritur.

“Ndjehem mirë, i lumtur. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës dhe morëm një rezultat të shkëlqyer. Në fakt nuk e prisja  këtë rezultat për vetë faktin se futbolli shqiptar nuk është Franca apo Portugalia, që duhet thënë janë skuadra të mëdha, me shumë potencial. Ishte e vështirë...”, tha De Biasi.

Pyetjes tonë për mënyrën se si u prit trajneri në Elbasan Arena dhe se si ju duk atmosfera De Biasi iu përgjigj:

“E jashtëzakonshme... Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. U ndjeva i emocionuar”.

Ne shkuam edhe më larg, donim të dinim lojëtarin e preferuar të De Biasit në ndeshjen me Armeninë, nuk donim përgjithësime, donim vetëm një emër dhe De Biasi na e tha duke thënë edhe argumentet  e preferencës së tij.

“Mua më ka pëlqyer veçanërisht Mavraj. Së pari sepse ai ishte i dëmtuar dhe u rikuperua e së dyti sepse kishte një problem familjar. Ka të atin sëmurë dhe ishte e vështirë për të.”

Ne e “ngacmuam” prapë De Biasin duke i kujtuar autogolin e Mavrajt. A mund të quhej Mavraj  “Njeriu i ndeshjes” edhe pse shënoi autogol?!

“ Po, edhe pse. E justifikoi”, u përgjigj trajneri.

 I pyetur nëse ndjehej shqiptar tani që  mori edhe zyrtarisht shtetësinë De Biasi  tha se ndjehej vërtet, madje shprehu se donte të mësonte edhe gjuhën shqipe.

Ju doni të mësoni gjuhën tonë?!

“Po, dua (përgjigjet në shqip, qesh).

Pas kësaj përgjigje e lamë të lirë trajnerin të shijonte momentet e festës me djemtë e tij të kombëtares si dhe i uruam suksese në ndeshjen e rradhës e cila sipas De Biasit, ka për të qënë një ndeshje vërtet e vështirë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto-Lajm/ “Shqiponjat e kombëtares” udhëtojnë drejt Tiranës, festa vazhdon
Ndeshja e kombëtares, tifozët armenë u provokuan me flamurin turk (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.099318981170654
array(1) { ["section"]=> string(99) "ekskluzive-gianni-de-biasi-rrefen-emocionet-ja-kush-ishte-njeriu-i-ndeshjes-dua-te-mesoj-shqip-7354" }